Në Shtip do të ndërtohet parku për adrenalinë me vlerë rreth 322 mijë euro

Këshilli i Komunës së Shtipit në seancën e fundit ka miratuar vendimin për kofinancimin e projektit ndërkombëtar me 15 përqind. SDK sqaroi që ky projekt planifikon ndërtimin e parkut për adrenalinë dhe aventurë, projekt i cili do të ndihmohet nga Agjencia zvicerane për rindërtim dhe zhvillim në vlerë prej 19 964 000 denarë, transmeton Portalb.mk.

Projekti do të realizohet përmes Qendrës për Zhvillim të Rajonit Malor Lindor në bashkëpunim me Ministrinë për vetëqeverisje lokale. Komuna do të kontribuojë me 3 550 000 denarë, që është edhe një nga kushtet gjatë aplikimit të projektit.

Kjo Qendër njoftoi që ky projekt është vetëm një nga tre projektet me të cilat do të aplikojë kjo Qendër. Komuna sqaroi që ky projekt brenda saj përfshin pjesë për personat me nevoja të veçanta, hapësira për biçikleta, gjueti, relaksim, mini-golf dhe hapësira për shërbime tjera.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button