Ndërroi jetë ish-presidenti Bujar Nishani

Mediat në Shqipëri kanë raportuar për vdekjen e ish-Presidenti i Republikës se Shqipërisë, Bujar Nishani. Ai prej muajsh ishte i shtruar rëndë në një spital në Gjermani dhe kaloi në vdekje klinike pa mundësi rikthimi.

Nishani ishte President i Shqipërisë prej vitit 2012 deri në vitin 2017, ndërsa ka qenë edhe ministër për Drejtësi dhe ministër për Punë të Brendshme. Ai u lind në vitin 1964 në Durrës.

Ish-Presidenti i Republikës, Bujar Nishani, ka ndërruar jetë mëngjesin e sotëm, një muaj pasi ishte shtruar në gjendje të rëndë në një spital në Gjermani. Më 22 prill, Nishani u nis drejt Gjermanisë për mjekim.

Situata shëndetësore e ish-kreut të shtetit u rëndua pas infektimit të tij me COVID-19 dy muaj më parë. Ai vuante nga një sëmundje autoimune në mëlçi dhe nuk arriti t’i tejkalojë pasojat që virusi famëkeq i ka lënë në organizëm.

 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button