fbpx

Kompani nga Maqedonia e Veriut kanë shprehur interesim për pjesëmarrje në tenderin e ri për rrjetin 5G

Neotel, A1 Maqedoni dhe Telekomi i Maqedonisë, deri te Agjenecia për komunikime elektronike (AKE) kanë dërguar letra për shprehjen e intersit për shpalljen e publikuar për zbatimin e procedurës për tender publik me ankand, raporton MIA. AKE më 6 prill publikoi zbatimin e procedurës për tender, ndërsa debati publik për këtë ka zgjatur deri më datën 13 të këtij muaji.

Më 25 nëntor të vitit të kaluar, AKE ka shpallur tender për ndarjen e lejeve për shfrytëzimin e radiofrekuencave për gjeneratën e pestë celulare 5G, por është ndërprerë pas procedurës së Komisionit për mbrojtje të konkurrencës (KMK), pasi u parashtrua parashtresë nga një prej palëve të interesuara, ku thuhet se me një pjesë të kushteve të ofruara për hyrje të operatorit të ri, shkelet konkurrenca në treg.

Në prag të tenderit paraprak, letra për interes për pjesëmarrje në shpalljen e AKE-së më 1 qershor të këtij viti parashtruan kompanitë Neotel, Bitstrim Mobile, Telekomi i Maqedonisë dhe A1 Maqedoni.

Numri i parapaguesve aktivë në telefoninë celulare, përfundimisht me fundin e vitit 2021, ka qenë 1.941.352.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button