Lidhje e shpejtë e Kërçovës dhe Dibrës me Shqipërinë përmes rrugës Izvor – Garski Most, vlerësoi kryeministri Kovaçevski

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut ka premtuar që qytetarët e Maqedonisë së Veriut do të kenë mundësi të arrijnë më shpejtë në kufirin me Shqipërinë me përmirësimin e kushteve në rrugën Izvor – Garski Most, transmeton Portalb.mk.

“Me rrugën Izvor – Garski Most e lidhim Kërçovën dhe Dibrën me kufirin e Shqipërisë për zhvillim më të shpejtë ekonomik. Rruga ka rëndësi të veçantë për rajonin, për zhvillimin e turizmit, si dhe për përmirësimin e kushteve për jetën e qytetarëve. Ky është fokusi jonë parësor.”, deklaroi Kovaçevski, duke theksuar edhe shkurtimin e rrugës ndërmjet Kërçovës dhe Dibrës.

Kjo rrugë e gjatë 19 kilometra mundëson lidhjen e Dibrës me kufirin e Shqipërisë.

“Prej vitit 2017 kemi ndërtuar dhe riparuar më shumë se një mijë kilometra rrugë. Deri më tani vlera e investimeve ka arritur mbi një miliard euro”, raportoi Kovaçevski.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button