RMV, Bislimoski: Për shkak të manipulimeve të disa komunave energjia për qytetarët mund të shtrenjtohet për 10 për qind

Për shkak të manipulimeve të një pjese të komunave midis krizës energjetike për furnizim të energjisë elektrike me tarifë preferenciale, mund të rriten çmimi i rrymës për qytetarët për dhjetë për qind, paralajmëroi sot kreu i Komisionit Rregullativ për Energjetikë, Marko Bislimoski, njofton Portalb.

Me qëllim të uljes së shpenzimeve të energjisë elektrike, ata kanë formuar ndërmarrje publike përmes të cilave marrin energji elektrike për ndriçimin e rrugëve nga EVN, me çmim për amvisëritë.

Me këtë, thonë nga KRRE-ja, për katër muaj kanë bërë shpenzim prej mbi 30 milionë euro, për të cilin tani rregullatori po kërkon mënyrë se si të mos e përfshijë në çmimin e ri të cilin do të duhet ta paguajnë qytetarët nga 1 korriku.

“Po shpikin truqe të ndryshme për t’u rikthyer në tregun e rregulluar të energjisë elektrike dhe për këtë arsye, vetëm për katër muajt e parë kemi shpenzim prej 30 milionë euro. Besoj se do të publikohen se cilat janë ato komuna dhe qytetarët të kuptojnë se komunat nuk kujdesen për ta”, tha Bislimoski, duke u përgjigjur në Tryezën e rrumbullakët me temë “Përmes tranzicionit të drejtë energjetik deri në rritje dhe zhvillim të qëndrueshëm” në organizim të Fondacionit “Fridrih Ebert”.

Bislimoski theksoi se ky shpenzim prej 30 milionë euro do të thotë 10 për qind rritje të çmimit të energjisë elektrike për qytetarët.

“Këtë shpenzim Komisioni Rregullator për Energjetikë tani do ta bart tek të gjithë ato komuna. As që mund të paramendohet që sërish këtë shpenzim ta ndërmerr Komisioni rregullator për Energjetikë”, tha Bislimoski.

Në këto 10 për qind nuk janë përllogaritur shpenzimet të cilat i dorëzojnë deri te KRRE kompanitë energjetike dhe kostoja e energjisë elektrike nga Eleketranat e Maqedonisë së Veriut prej nga edhe më së shumti varet çmimi përfundimtar për qytetarët.

Disa nga kompanitë kanë dorëzuar deri te KRRE përllogaritjet për shpenzimet e tyre, ndërsa një dokument të tillë pritet edhe nga MEPSO.

Duke folur për ndryshimet për mënyrën e përllogaritjes për faturat për energji elektrike për qytetarët, në varshmëri nga lartësia e konsumit, gjegjësisht për vendosjen e bllok-tarifave, njeriu i pari i KRRE-së tha se ende po analizohet se sa grupe të konsumatorëve do të ketë.

“Në varshmëri se nëse do të jenë tre ose katër blloqe, pritjet lëvizin diku prej 150 deri në 250 kilovat orë për bllokun e parë vetëm për tarifë të shtrenjtë, pastaj nga 250 deri në 300 – 400 kilovat orë, pastaj nga 400 deri në 5000… Blloqet janë në këto korniza sipas analizave të fundit. Po bëjmë analiza sipas vendimit të fundit dhe po i sistemojmë blloqet në drejtim që të ketë lehtësim sa më të madh të mundshëm tek pjesa më e madhe e amvisërive, për shkak se ata me konsum ekstrem më të lartë, absolutisht do të kenë shpenzime më të rritura për energji elektrike”, tha Bislimoski.

KRRE deri në fund të qershorit duhet të marrë vendim për çmimin e energjisë elektrike në tregun e rregulluar, i cili do të jetë i vlefshëm deri në fund të vitit. Ai njeh kostot e justifikuara që i kanë kompanitë energjetike.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button