Të rinjtë në RMV presin dy muaj të vizitojnë psikologun, kërkohet këshillim falas (VIDEO)

Nxënësit dhe studentët në vend duhet të kenë këshillim psikologjik falas, ku do të diskutojnë problemet e tyre, çfarë i shqetëson. Ky ishte konkluzioni i debatit online të organizuar nga Fondacioni Metamorfosis, me temën “Shëndeti mendor i të rinjve pas pandemisë Covid”, i cili u zhvillua sot, transmeton Meta.mk.

Debatin e hapi zëvendësministri i Shëndetësisë, dr. Vlladimir Rendevski, i cili theksoi se në këtë periudhë është rritur numri i ndihmës psikologjike të ofruar nga mjekët psikiatër në klinikat e tyre, si dhe numri i divorceve dhe problemeve psikologjike në familje.

“Bëhet fjalë për shëndetin mendor të popullatës sonë të re pas dy viteve të kaluara në pandemi. Si mjek do të thoja realisht se të rinjtë në këtë periudhë ishin jashtë procesit aktual mësimor, ishin të izoluar me mësimin online, realisht reflekton në rikthimin e aktiviteteve të rregullta shkollore, ka një ulje të rezultateve që arrijnë. Ata u privuan nga jeta shoqërore, sporti dhe socializimi,” tha Rendevski.

Ai tha se ky debat duhet të jetë një iniciativë qytetare, sociale dhe shtetërore të cilën Ministria e Shëndetësisë e mbështet fuqishëm, sepse siç tha ai, institucionet duhet të jenë sa më aktive në kthimin e rinisë në normalitet, përmes masave socio-institucionale që do të zbutin këtë efekt negativ të kësaj pandemie.

Prof. Dr. Dragana Batiq nga Fakulteti i Sigurisë tha se në vendin tonë kur një i ri dëshiron të shkojë te psikologu duhet të paguajë ose të presë terminin te “Termini im”.

“Studentët nuk mbulohen nga mbështetja psikologjike. Ku janë fëmijët që punojnë që nuk janë as gjimnazistë dhe as studentë? Për mendimin tim, më së miri do të ishte që të kishte qendra këshillimore që do të jenë brenda komunave të caktuara. Situata me të rinjtë është alarmante, ata presin termin prej dy muajsh. Prandaj është e nevojshme që t’u ofrohet këshillim psikologjik falas”, tha Batiq.

Sipas gjetjeve të saj, 80 për qind e studentëve kanë ankth dhe 20 për qind kanë ankth të theksuar. Çdo i dyti student tregoi shenja të traumës së shkaktuar nga pandemia Covid. Nxënësit më së shumti shqetësoheshin për shkollimin e tyre, ata ishin të shqetësuar për shëndetin e tyre mendor dhe jetonin në pasiguri.

Nikolina Ivanoska Kotevska, profesoreshë e psikologjisë në shkollat ​​e mesme Nikolla Karev dhe Georgi Dimitrov, tha se pothuajse 90 për qind e nxënësve të shkollave të mesme janë prekur negativisht nga pandemia. Ajo theksoi se frika e fëmijëve nuk ishte e drejtuar ndaj vetes së tyre, por ndaj njerëzve të dashur, ndaj anëtarëve më të mëdhenj të familjes.

“Mësimi online në fillim ishte i këndshëm për të gjithë, por ekspozimi i gjatë me kompjuterin la pasoja. Kanë çrregullime paniku, mendime për vetëvrasje, dëshpërim, imazh negativ për veten, frustrim”, tha Ivanoska Kotevska.

Ajo tha se psikologët e shkollave janë të ngarkuar me përgjegjësi administrative dhe se një psikolog nuk mjafton për 1000 nxënës në një shkollë.

“Ende vlen mekanizmi i vjetër pedagogjik, nëse fëmija bën një lëshim pedagogjik, vetëm atëherë të shkojë te psikologu”, shtoi Ivanoska Kotevska..

Anita Nikolovska, drejtoreshë ekzekutive e “Rinia Mundet” (Youth Can) në fjalën e saj tha se është duke punuar në mënyrë aktive në këtë temë, si dhe për të thyer stereotipet që kanë të bëjnë me shëndetin mendor.

“Covidi solli stres shtesë tek të rinjtë ndërsa kalojnë nga fëmijëria në adoleshencë. Ata kanë humbur kontaktet me bashkëmoshatarët e tyre dhe ka presion edhe për shëndetin e të dashurve të tyre. Me izolimin u prish mirëqenia e përgjithshme”, tha Nikolovska.

Debatin e plotë mund ta ndiqni në videon më poshtë:

Ndryshe, Tema e shëndetit mendor u bë veçanërisht e rëndësishme te të rinjtë pas pandemisë Covid, kur mënyra e funksionimit dhe mësimit ndryshoi, gjë që shkaktoi një shqetësim në mirëqenien mendore të pothuajse të gjithëve. Mësimi online dhe izolimi social kanë prekur shumicën e nxënësve dhe studentëve, ndaj tani psikologët i kanë duart plot. Por një vizitë te psikologu është shoqëruar gjithmonë me mite dhe stereotipe të caktuara. Për këtë në edicionin e tretë të rubrikës PSE (NUK) ËSHTË ASHTU?  prezantojmë disa mite të njohura për shëndetin mendor dhe një vizitë te psikologu. Psikologet Hana MehmediAna Poprizova, dhe Jasmina Jonuz  flasin dhe komentojnë mitet.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button