Ndërtimi i ri në Çair, Ganiu: Objekti ndërtohet sipas të gjithave procedurave ligjore

Kryetari i Komunës së Çairit, Visar Ganiut thotë se, ndërtesa kolektive pranë xhamisë në Çair është sipas të gjitha procedurave ligjore. Ai tha se, kjo ndërtesë ka qenë e parashikuar në planin detal urbanistik dhe është e paraparë edhe në planin e ri, transmeton Klan Maqedoni.

Sipas Ganiut, kanë kaluar të gjitha procedurat dhe sot është bërë edhe pagesa e komunaleve në Qytetin e Shkupit.

“Sot është bërë edhe pagesa, pas përllogaritjes është bërë edhe pagesa në Qytet të Shkupit, pritet edhe në komunën tonë të bëhet edhe leja të bëhet e plotfuqishme. Ndërkohë, ne kemi dhënë leje për ta rrethuar parcelën ndërtimore e cila është me ligj. Do të thotë nga EVN-ja është kërkuar të bëhet dislokimi i disa kabllove atje ndër tokë dhe kanë filluar ndërtimet për t’i dislokuar kabllot që janë ndër tokë”, tha Visar Ganiu.

Ganiu tha se, objekti nuk do të jetë shumë afër xhamisë dhe se është paraparë që të ketë park dhe vend parkime.

“Rrethoja është shumë ma e gjerë e vendosur, për arsye se ajo e përfshin gjithë parcelën ndërtimore, parcela ndërtimore nënkupton edhe parkun edhe parkingun edhe gjithë. Për atë duket se do të jetë tepër i gjerë, që nuk është në ato pika që është vendosur. Rrethoja gjithmonë e kap gjithë parcelën ndërtimore. Do të ketë park dhe do të jetë banesa e parë e Çairit me tre nivele nëntokë”, tha Ganiu.

Kujtojmë se nga Qyteti i Shkupit konfirmuan ditë më parë se, investitori që ka filluar punimet rreth ndërtesës nuk kishte paguar ende komunalet, edhe pse përllogaritja ishte përgatitur.

Ndërkohë sipas procedurave për marrje të lejes për ndërtim, investitori paguan në Qytetin e Shkupit taksat komunale dhe me atë vërtetim shkon në komunë për t’i dhënë leje.

Ndërkohë, ditëve të fundit në opinion ka pasur reagime të shumta kundër ndërtimit të këtij objekti.

Nga komuna thonë se, i gjithë procesi është në përputhshmëri të plotë me dispozitat ligjore, gjegjësisht Ligjin për Planifikim Urbanistik dhe çdo pengesë dhe ndryshim i planit e vendos Komunën e Çairit në pozitë ku mund të penalizohet nga investitori.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button