11 shqiptarë u nxorën nga kampi në Siri dhe do kthehen në Shqipëri

Një tjetër grup prej 4 grash dhe 9 fëmijësh shqiptarë që ende strehoheshin në kampin “Al-Hol” në Siri, do të riatdhesohen në Shqipëri, transmeton Zëri i Amerikës.

Të gjithë janë familjarë të luftëtarëve shqiptarë që iu bashkuan grupeve ekstremiste islamike, që luftonin në Siri dhe Irak.

Ata janë nxjerrë nga kampi dhe autoritetet siriane i kanë dorëzuar te një përfaqësi e kryesuar nga drejtori i Antiterrorit në policinë shqiptare Alban Dautaj.

Lajmi është bërë i ditur nga një zyrtar i lartë sirian Abdulkarim Omar, i cili ka postuar në rrjetet sociale dhe një foto të nënshkrimit të dokumentit të dorëzimit me përfaqësuesit nga Shqipëria.

Ky është grupi i katërt i shqiptarëve që nxirren nga kampi i “Al Hol”-it, duke e çuar në 38 numrin e shqiptarëve të riatdhesuar, ndërsa mendohet se ka ende të tjerë që ndodhen atje.

Më 31 korrik të vitit të shkuar, u nxorrën nga kampi 5 gra dhe 14 fëmijë, falë ndërhyrjes së autoriteteve libaneze.

Në atë rast, kryeministri Edi Rama dhe ministri I Brendhëm Bledi Çuçi shkuan vetë në Bejrut për të pritur gratë dhe fëmijët shqiptarë, me të cilët udhëtuan më pas së bashku drejt Tiranës, një ditë më pas.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button