Turqia vazhdon presionin ndaj Suedisë dhe Finlandës

Ministri i Jashtëm i Turqisë Mevlut Cavusoglu tha se Suedia dhe Finlanda duhet të ndërmarrin hapa konkretë për të zbutur shqetësimet e vendit të tij lidhur me sigurinë, e për të kapërcyer kundërshtimet e Ankarasë ndaj kërkesës së tyre për anëtarësim në NATO, transmeton Zëri i Amerikës.

Cavusoglu sot tha se Turqia pret përgjigje për kërkesat që u ka drejtuar dy vendeve nordike, të cilat vizituan këtë javë Ankaranë.

Kërkesat për anëtarësim kërkojnë miratimin e të gjitha vendeve anëtare në NATO-s.

Turqia deri tani është kundër. Ankaraja ka përmendur si shqetësim mbështetjen, që siç thotë ajo, këto dy vende u kanë ofruar militantëve kurdë, që Turqia i konsideron si terroristë, si dhe kufizimet për shitjen e armëve Turqisë.

Cavusoglu tha se nëse mendohet se Turqia do të bindej me kalimin e kohës, meqë jemi miq dhe aleatë, kjo nuk është e saktë.

Ai këmbënguli që këto dy vende duhet të ndërmarrin hapa konkretë.

Cavusoglu tha se Turqia i kupton shqetësimet e Finlandës dhe Suedisë mbi sigurinë, por shtoi se të gjithë duhet gjithashtu të kuptojnë shqetësimet legjitime të Ankarasë lidhur me sigurinë.

Ndryshe, dje delegacione nga Suedia dhe Finlanda zhvilluan në Ankara bisedime lidhur me kundërshtimet e palës turke për anëtarësimin e tyre në aleancën ushtarake të NATO-s.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button