U rihap Ambasada e RMV-së në Ukrainë

Sot u rihap Ambasada e Maqedonisë së Veriut në kryeqytetin ukrainas- Kiev, pasi e njëjta qëndroi mbyllur për rreth tre muaj si pasojë e agresionit rus në Ukrainë, transmeton Portalb.mk.

Për rihapjen e ambasadës njoftoi ministri i Jashtëm- Bujar Osmani i cili aktualisht ndodhet në Kiev.

“Nga sot sërish është e hapur dhe në funksion Ambasada e Maqedonisë së Veriut në Kiev. Ky nuk është vetëm mesazh simbolik, por shprehje thelbësore e miqësisë dhe solidaritetit me popullin ukrainas dhe Ukrainën”, tha Osmani.

Ndryshe, Osmani sot po qëndron për vizitë në Kiev, ku u prit nga ambasadori i Republikës së Maqedonisë së Veriut, Krum Efremov, i cili së fundi u kthye në kryeqytetin ukrainas dhe së bashku me anëtarët e tjerë të misionit diplomatik vazhdon të kryejë funksionin e tij. Osmani takoi homologun ukrainas, Dimitro Kulebën me të cilin  biseduar mbi agresionin ushtarak rus.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button