Zabrçanec: Rusia e humbi luftën propagandistike ndaj Ukrainës, RMV vazhdimisht e ekspozuar ndaj dezinformatave

Gjithnjë e më të shpeshta janë konkluzat se Rusia e ka humbur luftën propagandistike në rastin me Ukrainën. Maqedonia e Veriut si vend në zhvillim demokratik dhe anëtare më e re e NATO-s, ishte dhe ende është e ekspozuar ndaj narrativëve të fuqishëm manipulues të cilat kanë për qëllim që popullatën ta mashtrojnë se politikat dhe sistemet perëndimore dhe demokratike nuk janë përkatës për këtë nënqiell dhe me atë të dëmtojmë sigurinë e qytetarëve.

Kështu mes tjerash shprehet në një intervistë për Portalb.mk, koordinatori nacional i Qeverisë së Maqedonisë së Veriut, për Ballkan të Hapur dhe iniciativa rajonal, Marjan Zabrçanec, i cili është specialist për marrëdhënie me publikun, strategji komunikuese dhe planifikim strategjik me përvojë profesionale 20 vjeçare në sektorin publik dhe privat.

Intervistoi: Suad Bajrami

Sa janë të pranishme dezinformatat në mediat në Maqedoninë e Veriut dhe a janë  ata krijues ose vetëm transmetues të dezinformatave nga mediat rajonale ose botërore?

Dezinformatat janë dukuri globale të cilat në shumicën e rasteve kanë për qëllim t’i dëmtojnë ose destabilizojnë demokracitë në botë. Maqedonia e Veriut si vend në zhvillim demokratik dhe anëtare më e re e NATO-s, ishte dhe ende është e ekspozuar ndaj narrativëve të fuqishëm manipulues të cilat kanë për qëllim që popullatën ta mashtrojnë se politikat dhe sistemet perëndimore dhe demokratike nuk janë përkatës për këtë nënqiell dhe me atë të dëmtojmë sigurinë e qytetarëve. Mediat mund të jenë edhe transmetues edhe krijues të dezinformatave. Ata që janë krijues të lajmeve të pavërteta janë shpesh portalet të cilave nuk u dihet deri në fund pronësia dhe redaksia dhe të njëjtat duhet t’i kualifikojmë si para-mediume ose fejk-media dhe publikisht t’i tregojmë si të tilla pasi që ata e shkatërrojnë kuptimin e ekzistimit të tyre dhe të përgjegjësisë ndaj interesit publik.

Në cilat tema më së shpeshti dezinformohet në Maqedoni dhe sa janë ata të dëmshme?

Dezinformuesit i sulmojnë temat dhe idetë progresive dhe janë veçanërisht të pranishëm me narrativë për rrjedhat e mëdha shoqërore dhe drejtimin në të cilin shkon shteti.

Kështu për shembull, te ne shumë është dezinformuar me Marrëveshjen e Prespës, se do të bëheshim maqedonasoverior ose do të fshihej KAKÇKM nga Kushtetuta. Asgjë nga kjo as ka ndodhur as do të ndodh, por qëllimi ishte që nëpërmjet manipulimit të popullatës të parandalohet marrëveshja me Greqinë dhe anëtarësimi i shtetit tonë në NATO. Përpjekja u dështoi.

Sot nga ana tjetër, dezinformuesit përpiqen që të na gënjejnë se Rusia nuk qenka agresor ndaj Ukrainës, por se paska qenë e detyruar që të mbrohet nga sulmi i nazizmit te fqinji i saj. Në këtë rast, dezinformuesit si të kenë harruar se me muaj tërë bota sheh fotografi dhe video të civilëve të vrarë ukrainas nga sulmet që ushtarët rus i kryejnë ndaj Ukraina e pavarur dhe sovrane.

Marjan Zabrçanec, foto: Meta.mk
Marjan Zabrçanec, foto: Meta.mk

Sa është Maqedonia e Veriut e ekspozuar ndaj dezinformatave kundër eurointegrimeve dhe NATO-s?

Vazhdimisht jemi të ekspozuar ndaj dezinformatave të këtyre temave pasi që eurointegrimet dhe anëtarësimi në NATO janë veçanërisht aktuale në vitet e fundit. Edhe marrëdhëniet bullgaro-maqedonase janë helmuar me dezinformatat që vijnë prej jashtë, por edhe prej brenda. Bëhet fjalë për qendra të fuqisë dhe propagandës dekadente, nacionaliste, të rrezikshme dhe të fshehur, të janë kundër hapjes së shoqërive, kundër tolerancës mes njerëzve, kundër rrëzimit të barrierave mes shteteve të Ballkanit, kundër paqes, kundër stabilitetit. Këto janë qendrat që janë për agresion, për mbifuqi të një kombi ndaj një tjetri, për diskriminim, për shkelje të dinjitetit të njerëzve.

Si e perceptoni propagandën ruse dhe ndikimin në Maqedoninë e Veriut, veçmas ndaj krijimit të politikës sonë të brendshme dhe mendimit publik?

Pa dallim nëse këto propaganda do t’i quajmë ruse ose jo, me rëndësi është që të dihet se ata janë para se gjithash anti-demokratike dhe destabilizuese dhe se burojnë si prej Rusisë, ashtu edhe prej vendeve tjera të botës, përfshirë edhe tonën. Në rastin tonë veçanërisht është pozitive që kemi qeveri të plotë demokratike e cila përballet me mekanizma të ndryshëm kundër dukurive të tilla dhe e cila punon në krijimin e mekanizmave me të cilat shoqëria do të jetë më rezistuese ndaj manipulimeve.

Çfarë ka ndërmarrë Qeveria e Maqedonisë së Veriut në luftën kundër dezinformatave, veçmas atyre ruse?

Qeveria jonë ishte e para në rajon e cila që prej para disa vitesh krijoi dhe aktivizoi plan aksion gjithëpërfshirës për menaxhim me dezinforamtat i cili dha rezultate përkatëse edhe në nivel të alarmimit dhe krijimit të vetëdijes te popullata dhe në nivel të zgjidhjeve sistemore siç është niveli i transparencës aktive dhe edukimit mediatik në arsim.

Maqedonia e Veriut është në koordinim të vazhdueshëm me aleatët e saj të NATO-s, a kriza në Ukrainë tregoi se NATO mes tjerash është edhe një platformë shumë serioze komunikuese dhe koordinuese për promovimin e vlerave demokratike dhe mbrojtje nga dezinformatat dhe manipulimet antiperëndimore. Gjithnjë e më të shpeshta janë konkluzat se Rusia e ka humbur luftën propagandistike në rastin me Ukrainën.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button