LSM për deklaratën e Besimit: Ministria e Financave është adresa për kërkesat e punëtorëve

Na shqetësojnë deklaratat e ministrit të Financave Fatmir Besimi, i cili sillet sikur nuk ka qenë i ulur në seancat e Këshillit Ekonomik dhe Social (KES) dhe sikur Ministria e Financave të mos jetë pjesë e Qeverisë. Kështu e komenton Lidhja e Sindikatave të Maqedonisë (SSM) deklaratën e ministrit të Financave Fatmir Besimi, i cili për protestën e punëtorëve të Drejtorisë së librave amë të cilët protestuan për paga më të larta, tha se Ministria nuk është adresa e duhur për të ptotestuar, shkruan 360 Shkallë, transmeton Portalb.mk.

“I rikujtojmë ministrit Besimi se Qeveria në seancën e KES-së në të cilën u konstatua rritja e pagës minimale dhe para opinionit të gjerë tha se rritja e pagës minimale pasohet me një periudhë të harmonizimit të pagave brenda gjashtë muajve. ” thonë nga LSM.

Lidhja e Sindikatave shton se deklarata e Besimit në të cilën tha se Ministria e Financave nuk është adresa e duhur për kërkesat e punëtorëve protestues dhe se në pjesën e negociatave nuk mund të parashikohen gjëra që nuk janë të definuara.

“Sot ajo që e thotë publikisht ministri Besimi përgënjeshtrohet plotësisht përmes deklaratës nga Sindikata jonë vëllazërore e UPOZ-it (Sindikata e punëtorëve nga administrata, organet e drejtësisë dhe shoqatat e qytetarëve të Maqedonisë) në LSM, në të cilën shprehin shqetësimin sepse ministri i Financave edhe pse është dashur të parashikojë gjërat që janë të përcaktuara, nuk e respekton. Dega marrëveshje kolektive për organet e administratës shtetërore, shërbimet profesionale të Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, gjykatat, prokuroritë publike, institucionet penitenciare dhe korrektuese, Avokati i Popullit, njësitë e vetëqeverisjes lokale, agjencitë, fondet dhe qendrat për punë sociale dhe organe të tjera të themeluara nga Kuvendi i Republikës së Maqedonisë së Veriut”, thonë nga LSM.

Në reagimin e Sindikatës së UPOZ-it, siç shtojnë nga LSM , thuhet se në Projekt-buxhetin plotësues për vitin 2022 nuk parashihet pagesa e pushimeve për këtë vit – e drejtë kjo që parashihet në përputhje me Neni 21 i Marrëveshjes Kolektive degëzore për organet e administratës shtetërore, shërbimet profesionale të Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, gjykatat, prokuroritë publike, institucionet ndëshkimore-korrektuese dhe edukativo-korrektuese, Avokati i Popullit, njësitë e vetëqeverisjes lokale, agjencitë, fondet dhe qendrat për punë sociale dhe organet tjera të themeluara nga Kuvendi i Republikës së Maqedonisë së Veriut.

LSM shton se sipas Ligjit për pagën minimale, ministri Besimi e ka ditur që të gjitha pagat duhet të përshtaten në përputhje me rritjen e pagës minimale brenda 6 muajve, por nuk ka paraparë mjete për rritjen e pagave në buxhetin shtesë.

“Ministria e Financave është adresa dhe përgjegjësia e ministrit Besimi është që të sigurojë respektimin e ligjeve dhe kontratave kolektive dhe sigurimin e mjeteve, sidomos me buxhetin plotësues, në të kundërtën rezulton se me vetëdije e dëmton shtetin”, thanë nga LSM.

Nga LSM thanë se në adresën e ministrit kanë dërguar një letër për takim. Letra e fundit është dërguar më 23 maj të këtij viti, pas së cilës, siç thonë ata, në vend që të na thërrasë për dialog, ai na drejtohet përmes mediave me deklarata dhe arsyetime të paargumentuara dhe kështu fshihet nga punëtorët dhe përfaqësuesit e tyre dhe i shpëton përgjegjësisë.

Ministri i Financave Fatmir Besimi më herët ka theksuar se Ministria e Financave nuk është adresa e protestave të sindikatave dhe as institucion që negocion me ta, pasi punonjësit e Drejtorisë së librave amë kanë protestuar para Ministrisë së Financave, duke ripërsëritur kërkesat për nënshkrimin e kontratave kolektive.

Ndryshe, Sindikata e Pavarur e Drejtorisë së Librave Amë para dy ditëve ripërsëriti kërkesën për Marrëveshjen Kolektive për të cilën u morr vesh me Ministrinë e Drejtësisë, me të cilën parashihen 30% paga më të lartë dhe 50 % rritje e pagës mesatare për K-15, ndërsa thonë se nuk e dinë se a janë përfshirë në rebalancin e buxhetit.

Pothuajse 1 muaj, rreth 500 punëtorë nga kjo Drejtori janë në grevë dhe protesta të vazhdueshme. Dokumente lëshojnë vetëm për raste urgjente.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button