Japonia filloi aplikimin e dozës së katërt të vaksinës kundër COVID-19

Qeveria e Japonisë, në kuadër të luftës kundër kornavirusit të ri (COVID-19) ka filluar aplikimin e dozës së katërt të vaksinës kundër COVID-19, transmeton Anadolu Agency (AA).

Ministria e Shëndetësisë, Punës dhe Mirëqenies filloi në të gjithë vendin aplikimin e dozës së katërt për personat që kanë kaluar të paktën 5 muaj nga doza e tretë.

Në këtë kuadër, doza e katërt do të aplikohet tek personat mbi 60-vjeç dhe tek grup moshat 18-59 vjeç që kanë probleme shëndetësore kronike.

Administratat lokale, në kuadër të programit do t‘u shpërndajë individëve biletat e vaksinimit nëpërmjet sistemit të regjistrimit të banimit. Personat që duan të vaksinohen mund të aplikojnë me biletat e tyre.

Në Japoni, numri i rasteve të COVID-19 ka arritur në 7.746.204, ndërsa humbjet e jetëve për shkak të virusit në 30.480.

Në të gjithë vendin 90 persona po vazhdojnë trajtimin për COVID-19 në shërbimet e kujdesit intensiv.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button