Zeqiri: Nuk do të arratisem dhe as nuk do të ndikoj te dëshmitarët

Ish-sekretari i Qeverisë së RMV-së, Muhamed Zeqiri para gjyqtarëve tha se nuk do të ikë nëse e lirojnë nga paraburgimi dhe në të njëjtën kohë nuk do të ndikoj te dëshmitarët, ashtu siç konfirmojnë nga Prokuroria.

Ai ka dhënë garanci, sipas njoftimeve të Miroslav Vujiq është nga pasuria e patundshme të cilët e zotëron shoku i tij, transmeton Klan Maqedoni.

Në të njëjtën kohë ekipi i avokatëve kanë mohuar se Zeqiri do të largohej dhe do të fshihej në Gjermani ku qëndrim të rregullt kanë prindit e gruas së tij, duke thënë se edhe ato për momentin qëndrojnë në Maqedoni.

“As që kam qëllim, edhe skam arsye pse të largohem dhe të fshihem nga organet e ndjekjes, Dua të kujtojë se që nga procedura parahetimore unë isha në funksionin që kryeja, Unë nënshkrova që të dorëzohen të gjitha dokumentet të cila i kanë kërkuar nga unë. Po të doja të largohesha, kam pasur hapësirë një vit, sepse kisha njohuri se kryhej procedurë”, tha Zeqiri në gjykatë.

Pohimet e Zekiri u kundërshtuan nga Prokuroria e Lartë Publike. Ata vlerësojnë se Zekiri nga liria mund të pengojë procedurat hetimore.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button