Stoilkovski: Spasovski të përgjigjet nëse ka video se si Arif Asani ndikon në lirimin e sulmuesit në Çair

Naum Stoilkovski, zëdhënës i VMRO-DPMNE-së, ka kërkuar përgjigje nga Oliver Spasovski nëse ka ndonjë video të Arif Asanit që ndikon në lirimin e sulmuesit në Çair, transmeton Portalb.mk.

LSDM dhe MPB-ja e Oliver Spasovskit, sipas Stoillkovski, heshtin për përleshjen e armatosur kauboje në Çair të Shkupit, duke shtuar se dje nuk janë përgjigjur nëse për personi që ka shtënë ndaj policisë për kontroll të automjetit dhe më pas është liruar, është dënuar për të njëjtën vepër dhe tashmë një vit ka urdhër nga SPB Shkup që të paraburgoset për vuajtjen e dënimit me burg.

VMRO-ja kërkon që Oliver Spasovski të mos fshihet më dhe si i pari i MPB-së duhet të përgjigjet:

  • A ishte Arif Asani, funskionar i BDI-së dhe personi i dytë në Byronë për Siguri Publike, është filmuar nga kamerat e sigurisë së sistemit “safety”, mbrëmjen e të shtënave në Çair?
  • A është filmuar nga kamerat zëvendës drejtori i Byrosë për Siguri Publike duke vrapuar drejt policëve, ndërsa ata pas bisedës me të, e lënë personin të largohet?
  • A ka ndonjë video nga sistemi “safecity” në të cilën shihen policët dhe Arif Asani, ndërsa në video nuk ka persona të tjerë ?
  • A fshehin punonjësit e policisë në shënimet e tyre zyrtare se Arif Asani ka ndikuar që ta lirojnë, prandaj theksohet se “një grup më i madh qytetarësh i kanë penguar të arrestojnë personin”?

“MPB-ja e Oliver Spasovskit nuk guxon të jetë zyrë e LSDM-së dhe të shërbejë për arbitraritetin e BDI-së. Nëse udhëheqësia e LSDM-së  do, mund të jenë peng i BDI-së, por Maqedonia apo asnjë qytetar nuk guxon të jetë peng, vetëm për pushtetin lakuriq të LSDM-së. Me LSDM-në, në vend të burimit dhe garantuesit të sigurisë së qytetarëve, MPB-ja është bërë burim i pasigurisë. Oliver Spasovski, po fsheh shumë, ky është një skandal i madh. Maqedonia nuk duhet të jetë parajsë mafioze që ju të jeni ministër! Është e tepërt!”, thotë Stoilkovski.

Ndryshe, më 23 maj një 28-vjeçar  ka sulmuar një epror policor të Njësisë së Punëve të Brendshme (NJPB) duke e goditur me grusht në dorë, a më pas e ka nxjerrë pistoletën, e ka reprovuar dhe ia ka drejtuar zyrtarit policor i cili ka qenë në terren që të kryejë kontroll në kuadër të fushatës “Festim i sigurt i maturës”. Ngjarja ka ndodhur përpara një objekti hotelierik në rrugën “Makedonsko-Kosovska Brigada”, a Prokuroria Themelore Publike sot ka hapur hetim.

Prokuroria, të dyshuarin e ngarkoi për dy vepra penale: përpunim të paautorizuar, mbajtje, ndërmjetësim dhe tregti me armë ose materiale shpërthyese dhe për sulm ndaj personit zyrtar gjatë kryerjes së punëve të sigurisë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button