Do të rihapet Ambasada e Maqedonisë në Ukrainë

Ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani, sot po qëndron për vizitë në Kiev, ku informoi se ambasada do të vihet sërish në funksion, transmeton Portalb.mk..

“Sapo kam mbërritur në Kiev, ku përveç takimit me kolegun tim, Dmitro Kuleba, do të rikthejmë në funksion ambasadën tonë në Ukrainë. Maqedonia e Veriut qëndron fuqishëm në mbështetje të popullit të guximshëm ukrainas”, thuhet në njoftim.

Minisrat kanë biseduar mbi agresionin ushtarak rus dhe mënyrat se si komuniteti ndërkombëtar, përfshirë Maqedonia e Veriut, mund të ndihmojë, informoi Ministria e Jashtme.

Në Kiev, Osmani u prit nga ambasadori i Republikës së Maqedonisë së Veriut, Krum Efremov, i cili së fundi u kthye në kryeqytetin ukrainas dhe së bashku me anëtarët e tjerë të misionit diplomatik vazhdon të kryejë funksionin e tij.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button