fbpx

Britania do të investojë mbi 93 milion euro në Ballkanin Perëndimor

Britania e Madhe do të investojë 100 milionë dollarë apo mbi 93 milionë euro në Ballkanin Perëndimor, kështu bëri të ditur sekretarja e Jashtme- Liz Truss, transmeton Portalb.mk.

Gjatë vizitës së saj në Bosnjë e Hercegovinë, Truss tha se se paratë do të përdorën për investime në energji dhe infrastrukturë, duke bërë të qartë se janë në mbrojtje të demokracisë dhe agresionit malinj rus.

“Nëpërmjet Investimeve ndërkombëtare Britanike, në Ballkanin Perëndimor ne synojmë të mobilizojmë 100 milionë dollarë investime të mbështetura nga Mbretëria e Bashkuar deri në vitin 2025”, tha Truss.

Trus theksoi se Rusia duhet të përballet me forcën.

“Agresioni i Rusisë nuk mund të zbutet. Duhet të përballet me forcë. Kjo do të thotë të mbështesësh Ukrainën në mbrojtjen e saj të guximshme të vendit të tyre”, tha Truss.

Përndryshe, Rusia filloi pushtimin e Ukrainës mëngjesin e 24 shkurtit, presidenti i Rusisë- Vlladimir Putin këtë e quan “operacion ushtarak”. Nga ana tjetër, presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelensky, shpalli gjendje lufte në vend. Perëndimi dënoi këtë sulm duke sanksionuar Rusinë në forma të ndryshme ekonomike dhe diplomatike.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button