Këshilltarët opozitar kundër ndërtimit pa leje afër xhamisë në Çair

Përpos qytetarëve të cilët përmes reagimeve të ndryshme kanë shprehur kundërshtimet e tyre rreth ndërtesës kolektive që po ndërtohet afër xhamisë në Çair, kundër këtij ndërtimi kanë qenë edhe këshilltarët opozitarë në Komunën e Çairit, transmeton KlanMaqedonia.

Këshilltarja e pavarur në Komunën e Çairit, Nafie Selmani deklaroi për se në seancën e fundit të këshillit të komunës, ka kërkuar që rendi i ditës të plotësohet me një pikë, propozim vendim për suspendim të zbatimi të planit të detajuar urbanistik për një pjesë të bllokut urban, më saktësisht për objektin nëntë katesh kolektiv afër xhamisë. Megjithatë, nuk është pranuar që as të diskutohet në lidhje me këtë çështje.

“Në propozimin tim, kryetari i këshillit të komunës e nxori në votim dhe për habinë time edhe më të madhe, të gjithë këshilltarët e BDI-së votuan kundër futjes apo plotësimit të rendit të ditës, i cili kishte vetëm një qellim, të diskutohet rreth mundësisë për suspendim të zbatimit planit të detajuar urbanistik, për një pjesë të bllokut, siç e thash afër xhamisë, gjë e cila parashikohet në ligjin për planifikim hapësinor dhe është e rregulluar si mundësi atëherë kur preket interesi publik, një mundësi që mund ta anulojë një gjë të këtillë” tha Nafie Selmani, këshilltare e pavarur në komunën e Çairit.

Ndërkohë, kjo çështje është ngritur edhe në Qytetin e Shkupit.

Këshilltarja e Aleancës për Shqiptarët, Bujare Abazi, javë më parë, në seancë për pyetje këshilltarësh, ka parashtruar pyetje se, cili është roli i Qytetit të Shkupit në lidhje me këtë ndërtim, duke pasur parasysh se, bëhet fjalë për hapësirë shumë të vogël dhe në afërsi të objekteve fetare.

Përgjigja që ka marrë me shkrim nga Qyteti i Shkupit është si në Qyteti i Shkupit sipas Ligjit për ndërtim në procedurat për miratim të ndërtimit, merr pjesë gjatë përllogaritjes së kompensimit për rregullimit ë tokës ndërtimore.

Kujtojmë se, në Çair, në parcelën pranë xhamisë planifikohet të ndërtohet një ndërtesë kolektive nëntë katesh.

Nga komuna thonë se, i gjithë procesi është në përputhshmëri të plotë me dispozitat ligjore, gjegjësisht Ligjin për Planifikim Urbanistik dhe çdo pengesë dhe ndryshim i planit e vendos Komunën e Çairit në pozitë ku mund të penalizohet nga investitori.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button