fbpx

Pendarovski: Me Bullgarinë duhet t’i diskutojmë kriteret e nevojshme për BE-në, jo mosmarrëveshjet historike

Presidenti i vendit, Stevo Pendarovski në një intervistë për Euronews tha se sipas Bullgarisë, ata duan të imitojnë qëndrimin e Greqisë ndaj Maqedonisë së Veriut në dekadat e fundit, duke na vendosur parakushte për anëtarësim në Bashkimin Evropian, për të mbrojtur interesin kombëtar, njofton MIA, transmeton Portalb.mk.

Pendarovski tha se duhet të flitet për argumentet dhe kriteret reale që shteti i ka plotësuar për anëtarësim në Union, e jo të diskutohet për shekullin XIX apo XX.

“Kërkesat bullgare janë shumë më të diskutueshme se ato greke. Pse? Sepse grekët nuk e vunë kurrë në dyshim origjinën tonë etnike. Asnjëherë nuk kanë thënë “ti nuk je maqedonas”. Në situatën me Greqinë ju dhamë mundësinë, nëse doni të identifikoheni si maqedonas etnik, mund ta bëni. Nëse disa njerëz në Greqi sot thonë se janë maqedonas, kanë të drejtë ta bëjnë këtë. Bullgaria konteston identitetin e maqedonasve dhe ky është problemi i madh”. tha Pendarovski.

Sipas tij, Bullgaria shpreh qëndrimin e shoqërisë bullgare, si rezultat i qëndrimit shumëvjeçar të politikanëve dhe historianëve bullgarë, që daton që nga koha e komunizmit.

“Pas Luftës së Dytë Botërore, veçanërisht në vitet 50-60 të shekullit të kaluar, njerëzit filluan të flasin për Maqedoninë si një komb imagjinar, një mrekulli e krijuar me dekretin e Titos. Kështu që unë me të vërtetë mendoj se politikanët bullgarë, si dhe qytetarët e thjeshtë, i shohin maqedonasit si bullgarë etnikë ose të paktën besojnë se kemi qenë të tillë deri në fund të Luftës së Dytë Botërore. Sa i përket gjuhës maqedonase, e cila është e njohur dhe e njohur në mbarë botën, sikur ajo ishte vetëm një dialekt i bullgarishtes”, tha Pendarovski.

Pavarësisht të gjitha zhvillimeve në kontinentin evropian me pushtimin rus të Ukrainës dhe të gjitha motiveve gjeopolitike që vënë në pikëpyetje konceptin e Evropës së bashkuar, Pendarovski theksoi se pozita bullgare është ende e vështirë dhe se nuk janë vërejtur ndryshime të rëndësishme gjatë kohës që vendi është në pritje të vendimit të Brukselit, deri në fund të qershorit.

“Por nëse më pyet mua, nëse pyet për ndjenjën time të brendshme – në Maqedoninë e Veriut njihem si politikan që shpreh mendimin e tij. Nuk kam qëndrim personal apo zyrtar tjetër. Unë do të vlerësoj shanset tona për të filluar negociatat, më në fund pas 17 vitesh në të cilat ne jemi kandidat”, tha Pendarovski.

Lidhur me përfshirjen e pakicës bullgare në Kushtetutën e Republikës së Maqedonisë së Veriut, Pendarovski thotë se kjo është një nga gjërat e pakta që i bashkon partitë në pushtet dhe opozitë.

“Kjo është një nga temat për të cilën janë unanime të gjitha partitë në parlament. Pse të mos përfshihen bullgarët në kushtetutën tonë. Por ne duam që kjo të lidhet me një afat, duam një garanci se kjo është kërkesa e fundit nga pala bullgare, për pakicën bullgare, bullgarët që jetojnë në Maqedoninë e Veriut. Përndryshe, çdo muaj apo çdo vit do të duhet të vazhdojmë t’i bindim qytetarët tanë që të ndryshojnë diçka, qoftë Kushtetuta, ligjet apo diçka tjetër.“Ne mund ta bëjmë këtë, por ku është garancia se kjo është kërkesa e fundit bullgare për këtë temë?, nënvizoi Pendarovski.

I pyetur për shkëputjen e Shqipërisë për fillimin e negociatave me BE-në, Pendarovski tha se nëse Tirana i plotëson të gjitha parakushtet dhe ndërkohë nuk ka ende dritë jeshile nga Bullgaria, është krejt normale të vihen në radhë të parë interesat e qytetarëve.

Kujtojmë se hapja e negociatave me Bashkimin Evropian për Maqedoninë e Veriut bllokohet nga Bullgaria. Dy vendet raportet për shkak të kontesteve historike. Sofja zyrtare kërkon që Shkupi t’i pranojë kërkesat bullgare se gjuha maqedonase është normë e asaj bullgare dhe se kombi maqedonas është krijuar nga Josip Broz Tito. Ky kontest ka bllokuar procesin eurointegrues të vendit, me çka Bullgaria gjatë vitit 2021 i vendosi dy herë veto Maqedonisë së Veriut, njëherë në qershor, kurse më pas, më 14 dhjetor të vitit 2021, edhe një herë e bllokoi fillimin e negociatave RMV-BE.

Edhe në vitin 2020, njëjtë vendi fqinj, i vendosi dy here veto Maqedonisë së Veriut, një herë në këshillin e ministrave të Jashtëm të BE-së si dhe në Këshillin për Punë të Përgjithshme të BE-së, duke penguar në këtë mënyrë miratimin e kornizës negociuese për fillimin e negociatave të vendit me BE-në. Për zgjidhjen e kontesteve të historisë, komisioni maqedonaso – bullgar ka mbajtur takime, po nuk kanë arritur të gjejnë zgjidhje. Palët kanë mosmarrëveshje më së shumti rreth identitetit të figurave historike të Mbretit Samoil dhe Goce Delçevit.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button