Komuniteti i Biznesit u takua me studentët e UNT-së në kuadër të “Ditës së Karrierës 2022”

Me pjesëmarrjen e 27 kompanive private, Entit për Punësim, Fondit për Inovacione dhe Zhvillim Teknologjik si dhe Odës Ekonomike të Maqedonisë Veriperëndimore, sot para studentëve të Universitetit “Nënë Tereza” u zhvillua panairi “Dita e Karrierës 2022”.

Rektori i universitetit, Izet Zeqiri, tha se UNT do të bashkëpunojë me partnerët e saj gjatë gjithë vitit akademik, ndërsa programet studimore do t’i adaptojë sipas nevojave dhe kërkesës të tregut të punës.

“Universiteti “Nënë Tereza” në Shkup degët studimore i ka të gjitha deficitare për tregun e punës, ndërsa studentët dhe sidomos absolventët përgatiten për sektorin real që në studimet e viteve të para. Ideja e zhvillimit të këtij panairi ishte që të vendosen kontaktet e para mes punëdhënësve dhe punonjësve potencial, ndërsa pas analizave të përbashkëta me Komunitetin e respektuar të biznesit, neve do ti dizajnojmë edhe programet studimore’, tha para të pranishmëve rektori Izet Zeqiri, duke shtuar se UNT do të jetë partnere e vërtetë me Komunitetit të Biznesit.

Drejtori ekzekutiv i Odës Ekonomike të Maqedonisë Veriperëndimore Drilon Iseni në paraqitjen e tij tha se kompanitë më të mëdha të odës janë prezentë në panair, dhe ky fakt e gëzon shumë. Si trekëndësh Qeveri-Akademi-Komunitet Biznesi, ne duhet intensifikojmë bashkëpunimin, me një qëllim të vetëm, dhe pse jo, për interesin tonë të përbashkët, të parandalojmë ikjen e të rinjve jashtë shtetit, sepse çdo kuadër me arsim sipëror që largohet krijon boshllëk në tregun tonë të punës” tha Iseni.

Drejtori i Fondit për Inovacione dhe Zhvillim Teknologjik, Festim Halili para studentëve tha se përmes instrumenteve të ndryshme, Fondi ofron mundësinë për mbështetje financiare për zhvillimin e ideve dhe projekteve të biznesit. Halili tha se ky lloj i takimeve të drejtpërdrejta ofron më shumë informacion rreth nevojave reale të tregut.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button