Deputetët e VMRO-së dhe koalicioni do të paraqesin interpelacë ndaj Xhaferit

Grupi Parlamentar i VMRO-DPMNE-së dhe Koalicioni “Ripërtëritja për Maqedoninë” do të dorëzojnë interpelancë për kryetarin e Kuvendit Talat Xhaferi, njoftoi koordinatori i grupit parlamentar, Nikolla Micevski, transmeton Portalb.mk.

“Pas ditës së djeshme, kur ne deputetët u mbyllëm në sallën plenare me urdhër të Talat Xhaferit, tashmë është kristal e qartë se Kuvendi nuk është më institucion demokratik, por institucion i kapur nga një autokrat që i lejon vetes të veprojë sikur Kuvendi të jetë pronë private, duke mos respektuar çdo Rregullore të punës dhe mbi të gjitha duke shkelur të drejtat themelore të njeriut”, tha Micevski.

Për Talat Xhaferin, shtoi ai, nuk ka Rregullore dhe nuk ka të drejta të njeriut. Ai u bëri thirrje deputetëve të LSDM-së që t’i bashkohen dhe së bashku t’i thonë “stop” kryeparlamentarit.

“Gjithashtu, i bëjmë thirrje edhe kryeministrit Dimitar Kovaçevski që së paku një herë të interesohet dhe të pozicionohet si kryeministër i mirëfilltë dhe të mos heshtë dhe të ikë nga opinioni pasi kjo që po ndodh është edhe turpi i tij”, tha Micevski.

Kryetari i Kuvendit, Talat Xhaferi, mbrëmë, pak minuta para orës 23, ndërpreu seancën e 71-të, në të cilën filloi debati për pikën 15 të rendit të ditës – Projektligji i plotësuar për parandalimin e shpëlarjes së parave dhe financimit të terrorizmit. Pas orës 22, në Kuvend mbizotëroi një atmosferë e tensionuar pasi kryetari Xhaferi urdhëroi mbylljen e derës së sallës së Kuvendit, me qëllim që shërbimet të mund ttë bëjnë numërimin e deputetëve të pranishëm. Pas kësaj, deputetët e opozitës u mbledhën para kryetarit të Kuvendit dhe reaguan dhunshëm.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button