Rusia notë diplomatike ndaj Kroacisë për “sjellje armiqësore”

Kroacia ka zgjedhur qasje armiqësore dhe destruktive ndaj marrëdhënieve të saj dypalëshe me Rusinë, e cila dëmton interesat e njerëzve në të dy vendet, tha Moska të mërkurën, duke i kërkuar Zagrebit që t’i kthehet “dialogut konstruktiv”.

Në një notë diplomatike dërguar në 30-vjetorin e vendosjes së marrëdhënieve diplomatike, Rusia vlerësoi bashkëpunimin në tregti, ekonomi, investime dhe kulturë, raporton EURACTIV.

“Fatkeqësisht autoritetet kroate në muajt e fundit kanë miratuar një pozicion armiqësor ndaj Rusisë që është në kontrast të plotë me cilësinë e marrëdhënieve tona dypalëshe. Të gjitha arritjet tona pozitive janë nën sulm”, thuhet në notën e Ministrisë së Jashtme.

Një sjellje e tillë destruktive, tha ai, përfaqëson një qasje të pakëndshme që nuk ka të ardhme”, shtoi ai.

“Ne besojmë se sensi i përbashkët do të mbizotërojë dhe Kroacia do të kthehet në rrugën e dialogut konstruktiv, bazuar, ndër të tjera, në ndërgjegjësimin e realiteteve gjeopolitike dhe interesave të vërteta kombëtare”, thuhej në notën diplomatike.

Kroacia ka mbështetur plotësisht Ukrainën përballë pushtimit rus. Në prill, ajo urdhëroi 24 punonjës të ambasadës ruse, përfshirë 18 diplomatë, të largoheshin nga vendi për shkak të “agresionit brutal” kundër Ukrainës.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button