Çair, një 28 vjeçar e ka sulmuar një epror policor: E ka goditur me grusht dhe ia ka drejtuar pistoletën

Një djalosh 28-vjeçar e ka sulmuar një epror policor të Njësisë së Punëve të Brendshme (NJPB) duke e goditur me grusht në dorë, a më pas e ka nxjerrë pistoletën, e ka reprovuar dhe ia ka drejtuar zyrtarit policor i cili ka qenë në terren që të kryejë kontroll në kuadër të fushatës “Festim i sigurt i maturës”, njofton Portalb.mk.

Ngjarja ka ndodhur më 23 maj përpara një objekti hotelierik në rrugën “Makedonsko-Kosovska Brigada”, a Prokuroria Themelore Publike sot ka hapur hetim.

“I dyshuari fillimisht e ka kërcënuar verbalisht zyrtarin policor, a më pas e ka sulmuar fizikisht duke e goditur me grusht në dorë. I dyshuari ka nxjerrë edhe armë zjarri – pistoletë “Sig Sauer” me kalibër 9 milimetër, me 10 plumba në kornizë, i cili e ka poseduar pa leje, e ka reprovuar dhe ia ka drejtuar të dëmtuarit. Njëri prej zyrtarëve policor të pranishëm ia ka larguar dorën, gjatë së cilës i dyshuari ka shkrepur një plumb në ajër, a menjëherë pastaj i njëjti është kapur nga policët e pranishëm”, thonë nga Prokuroria.

Prokuroria, të dyshuarin e ngarkon për dy vepra penale: përpunim të paautorizuar, mbajtje, ndërmjetësim dhe tregti me armë ose materiale shpërthyese dhe për sulm ndaj personit zyrtar gjatë kryerjes së punëve të sigurisë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button