Planifikimi për energjinë duhet të bëhet me mençuri për të mos dëmtuar komunitetet lokale dhe biodiversitetin

Shfrytëzimi i energjisë diellore dhe të erës si burime të rinovueshme është vendosur si objektiv ambicioz në krijimin e Planit Kombëtar të Energjisë dhe Klimës (PKEK), megjithatë në këtë rast duhet pasur kujdes që të identifikohen lokacionet më të mira, për të parandaluar çdo dëmtim të komuniteteve lokale dhe biodiversitetit të pasur të vendit, theksojnë nga organizata ekologjike “Eko Vetëdija” (Eko Svest). Ata informojnë se së bashku me Nature Conservancy (TNC) dhe Akademinë e Shkencave dhe Arteve të Maqedonisë (ASHAM) vitin e kaluar kanë filluar një projekt nëpërmjet të cilit po ndërmarrin hapa për të kapërcyer më lehtë këto sfida, me çka do të ndihmojnë në përmbushjen e strategjisë ambicioze energjetike, ndërsa ana tjetër do të identifikojnë mundësitë për të përshpejtuar zhvillimin e projekteve energjetike nga burimet e rinovueshme në Maqedoninë e Veriut, njofton Meta.mk.

TNC e mbështet këtë iniciativë si një mënyrë për të zhvilluar praktikat lokale në planifikimin e mençur dhe gjithëpërfshirës energjetik. Që tranzicioni energjetik të vazhdojë të evoluojë, nevojitet lidhje midis komunitetit akademik, organizatave të shoqërisë civile, krijuesve të politikave, por edhe të komuniteteve lokale të cilat duhet të përfshihen. Jemi të kënaqur me mbështetjen e Qeverisë së RMV-së për këtë projekt dhe shpresojmë që rezultatet e tij do të aplikohen drejtpërdrejt nga institucionet shtetërore për të përmbushur qëllimet e përcaktuara”, theksoi Igor Vejnoviq nga TNC, në konferencën përfundimtare të pjesës së parë të projektit, ku mori pjesë edhe Ministri për Mjedisin Jetësor Naser Nuredini.

Sipas Aleksandar Dedinec nga ASHAM, zhvillimi i burimeve të rinovueshme të energjisë është i lidhur ngushtë me kapacitetet transmetuese dhe shpërndarëse të rrjetit dhe lokacionet ku do të ndërtohen dhe në procesin e planifikimit duhet të merren parasysh kufizimet e shumta.

“Në hulumtimin tonë vëmendje e veçantë i kushtohet zgjyrave dhe minierave, si lokacione potenciale që mund të rinovohen, ndërsa tani mund të përdoren si bazë për zhvillimin e burimeve të rinovueshme të energjisë”, ka theksuar Dedinec.

Një aspekt tjetër i projektit ishte identifikimi dhe përfshirja e palëve të interesuara. Janë kryer sondazhe të opinionit publik dhe një sërë fokus grupesh, duke mbledhur opinione dhe pikëpamje të grupeve përkatëse, duke filluar nga institucionet e qeverisjes qendrore dhe vendore, kompanitë energjetike, bujqit, mbrojtësit, organizatat e shoqërisë civile dhe ekspertët, të cilët punojnë në çështje ekologjike dhe sociale.

“Gjetjet e sondazhit dhe fokus grupeve tona treguan se qytetarët janë shumë të shqetësuar për ndikimin e mundshëm negativ të projekteve energjetike në mjedisin jetësor dhe komunitetet lokale. Prandaj planifikimi energjetik duhet të jetë proces gjithëpërfshirës, ​​në të cilin nuk do të neglizhohet asnjë nevojë”, tha Ana Çolloviq Leshoska nga Eko-Vetëdija.

Nëpërmjet këtij procesi u zhvilluan një sërë rekomandimesh dhe parimesh për planifikimin të mençur energjetik, që duhet të jenë bazë e mirë për planifikim të përshpejtuar dhe të sigurt energjetik me çka do të mbrohet mjedisi jonë dhe burimet e tij. Rezultatet e projektit janë dorëzuar në Qeveri dhe te palët relevante të interesit, me qëllim që ato të integrohen në procesin e planifikimit energjetik dhe të zbatohen si parime për zhvillimin e qëndrueshëm energjetik të vendit.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button