Rusia e shfuqizoi kufirin e lartë të moshës për të shërbyer në ushtri

Parlamenti rus miratoi ligj me të cilin e ka shfuqizuar kufirin e lartë të moshës për shërbim ushtarak, derisa vendi po shënon humbje të mëdha në luftën në Ukrainë. Deputetët e dy dhomave të parlamentit shpejtë e miratuan ligjin, të cilin duhet ta nënshkruajë presidenti Vladimir Putin, shkruan Reuters, transmeton Portalb.mk.

“Sot është me rëndësi të veçantë t’i përforcojmë forcat tona të armatosura dhe t’i ndihmojmë Ministrisë së Mbrojtjes. Komandanti ynë suprem po bën gjithçka që të sigurohet fitore e forcave tona të armatosura dhe ne patjetër duhet t’i ndihmojmë”, deklaroi kryetari i Dhomës së Ulët, Vejçesllav Volodin.

Sipas ligjit të deritanishëm, vetëm rusët në moshë prej 18 deri në 40 vjet dhe të huajt në moshë prej 18 deri në 30 vjet kanë mundur të paraqiten për shërbim ushtarak profesional.

Moska që prej 25 marsit e ka publikuar raportin e saj zyrtar për humbjet ruse në Ukrainë. Sipas raportit kanë humbur jetën 1.351 ushtarë dhe janë lënduar 3.825. Megjithatë, burimet ukrainase dhe perëndimore vlerësojnë se numrat janë shumë herë më të mëdha.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button