Tetë komuna të RMV-së do të jenë pjesë e projektit për zvogëlim të korrupsionit

Në tre vitet e ardhshme, në tetë komuna nga çdo rajon i shtetit, Qendra për Komunikime Civile (QKC) do ta realizojë projektin “Mbrojtje nga korrupsioni”. Kryetari i QKC-së, German Filkov, theksoi se në këtë projekt do të përfshihen jo vetëm komunat si institucione, por edhe institucionet që bien në kuadër të kompetencave të tyre. Qëllimi i projektit sipas tij është zvogëlimi i korrupsionit dhe keqpërdorimit të mjeteve publike në nivel të vetëqeverisjes lokale nëpërmjet rritjes së transparencës, llogaridhënies dhe integritetit të komunave, njofton Portalb.mk.

“Korrupsioni është po aq i madh në tërë territorin e vendit dhe atë e tregojnë hulumtimet. Ne do t’i kyçim ato sektorë të cilat sipas hulumtimeve korrupsioni është më i madh. Këtu janë furnizimet publike, shërbimet inspektuese, dhënia e lejeve të ndërtimit, lejet e integruara ekologjike, marrja me qira dhe në dispozicion të pronës së njësive të vetëqeverisjes lokale, shkollat etj.”, tha Filkov.

Ambasadori i Mbretërisë së Holandës, Dirk Jan Kop, si përfaqësues i donatorit të këtij projekti theksoi se Maqedonia ka punuar mjaft që të sigurohet se tani ka legjislativ përkatës dhe kornizë institucionale kundër korrupsionit, por edhe i ka përmirësuar masat për njohje të korrupsionit. Megjithatë, ai theksoi se RMV është në grupin e vendeve që vlerësohen për shoqëri me korrupsion të lartë.

“Në grup është me vendet si Etiopia, Kolumbia. Kjo nuk është njëra prej grupeve që dëshironi të jeni. Më të vërtetë është larg mesatares së BE-së. Kjo është pasi që përveç faktit që keni kornizë legjislative, mungon zbatimi, pasi që nuk ka vullnet politik. Shembull kur Antikorrupsioni do të zbulojë korrupsion në furnizimet publike, ndërtimtari, gjyqësori dhe prokuroria patjetër të ndërmarrin përgjegjësi dhe të vendosin llogaridhënie dhe transparencë. Lufta kundër korrupsionit është përgjegjësi e të gjithëve dhe shkon në dobi të të gjithëve”, tha ambasadori Jan Kop.

Me këtë projekt do të përfshihen komunat Manastir, Kërçovë, Kumanovë, Negotinë, Strumicë, Tetovë, Çair dhe Shtip.

LEXO: Interesat personale i keni thellë të rrënjosura dhe derisa janë para interesit publik do të keni korrupsion, tha ambasadori holandez

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button