fbpx

Tetovë, gjarpri u shfaq në katin e pestë të banesës, intervenuan zjarrfikësit

Zjarrfikësit tetovarë dje ndërhynë me sukses dhe larguan gjarprin në katin e pestë të një banese. Thirrja mbërriti rreth orës 18:30 në një ndërtesë në rrugën Borce Koçovski, transmeton Tetovoinfo.

Zjarrfikësit arritën të kapin gjarprin në kohë të shkurtër dhe ta nxjerrin nga banesa.

“Thirrjes iu përgjigj ekipi, thirri një grua e cila ishte shumë e frikësuar dhe na thirri, ajo nuk e dinte se çfarë ishte apo nëse ishte i madh dhe u largua nga banesa. Kemi një shufër të përshtatshme, një shkop me të cilin kapen gjarpërinjtë, kemi arritur ta nxjerrim nga banesa”, tha Uka Aliti, komandant i zjarrfikësve të Tetovës.

Gjatë vitit 2022, shtatë herë deri më tani, me thirrjen e qytetarëve, zjarrfikësit kanë ndërhyrë dhe kanë hequr gjarpërinj.

“Deri më tani është ndërhyrë në vetura dhe oborre, por për herë të parë në një banesë në Tetovë. Më së shumti gjenden në automjete dhe oborre për shkak të motit të nxehtë. Më së shumti ndërhymë kur gjarpërinjtë hyjnë në automjete sepse qytetarët i lënë në natyrë kur shkojnë në piknik. Qytetarët na telefonojnë dhe kërkojnë ndihmë. Kemi doreza dhe pajisje mbrojtëse”, sqaroi Aliti.

Ai apeloi që qytetarët që të kenë kujdes të mos bëjnë asgjë vetë, por të thërrasin zjarrfikësit. Ata ndërhynë gjithashtu për të shpëtuar qentë dhe macet nga terrenet e vështira.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button