RMV, u hap thirrja e re për ambasadorët e rinj evropianë

Sot u hap thirrja e aplikimeve për Ambasadorët e Rinj Evropianë në webalkans.eu. Aplikimet janë të hapura nga sot deri më 30 qershor. Të drejtë aplikimi kanë të rinjtë nga mosha 18 deri 29 vjeç nga shtetet e Ballkanit Perëndimor, transmeton Portalb.mk.

Qëllimi i rrjetit është të ndajë vlerat e BE-së dhe të ndërgjegjësojë rreth bashkëpunimit të BE-së me partnerët e saj në Ballkanin Perëndimor, të tregojë rezultatet e prekshme të këtij bashkëpunimi, të kontribuojë në dialogun për politika të fushave të ndryshme, të ndihmojnë në shtimin e aktivizmit qytetar dhe të bashkëpunojmë për një të ardhme më të mirë.

Informacione të mëtejshme rreth procesit të përzgjedhjes, duke përfshirë edhe kriteret dhe kushtet e pjesëmarrjes mund të gjinden në: https://webalkans.eu/en/yea/become-a-yea/  .

Për të ndihmuar Ambasadorët e mundshëm të aplikojnë, WeBalkans do të organizojë ditët e hapura të YEA-s në të gjithë rajonin, ku bashkëmoshatarët e tyre që janë tashmë pjesë e rrjetit do të ndajnë të gjithë informacionin e nevojshëm rreth rrjetit të YEA-s dhe do t’i ndihmojnë ata me procesin e aplikimit.

Ditët e hapura të YEA-s do të organizohen nga Shtëpitë e Evropës/Qendrat e Informacionit të BE-së dhe Delegacionet/Zyrat e BE-së në rajonin e Ballkanit Perëndimor dhe të gjithë të rinjtë janë të mirëpritur t’i bashkohen atyre.

Gjithashtu, Ambasadorët do të organizojnë një seancë online të ditëve të hapura të YEA-s në mënyrë që të rinjtë të mund t’i bashkohen thjesht dhe të bëjnë pyetje.

Informacione të mëtejshme rreth programit të ditëve të hapura, mund të gjenden këtu: https://webalkans.eu/en/yea/events/yea-open-days-2022-in-the-western-balkans/

Ndryshe, Platforma e Ambasadorëve të Rinj Evropianë (YEA) është një rrjet krijues i përbërë nga aktivistë të rinj nga Ballkani Perëndimor (Shqipëria, Bosnja dhe Hercegovina, Kosova, Mali i Zi, Maqedonia e Veriut dhe Serbia).  Ambasadorët e rinj vijnë nga fusha të ndryshme e megjithatë ata të gjithë ndajnë një vizion dhe ide të përbashkëta. Ambasadorët e rinj evropian janë aktivist të rinj dhe entuziastë për të ndarë vlerat e BE-së me të tjerët.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button