Dy parqet afër stacionit të autobusave në Tetovë pa mirëmbajtje të rregullt (FOTO)

Hapësirat e Parkut të Gruas dhe Skejtparkut në Tetovë nuk mirëmbahen rregullisht nga autoritetet komunale. Kullosat në këto dy parqe nuk janë kositur disa ditë ndërsa ka dhe mbeturina. NPK-ja thotë se ditëve në vazhdim do intervenojnë, shkruan Portalb.mk.

Ndonëse janë hapësira të vetme të gjelbra në Tetovë, nga pamjet që morëm sot, shihet se ato nuk mirëmbahen. Qytetarët që i shfrytëzojnë këto hapësira për sport dhe rekreacion ankohen se kjo s’është hera e parë që parqet lihen pasdore.

“Është për keqardhje, unë dal çdo ditë vrapoj në mëngjes këtu dhe këto pamje janë të përditshme. Në vend se të mirëmbahet si një nga parqet e vetme në qytet, ne lejojmë shkatërrimin e tij”, tha një qytetar.

“Vetëm park me këto kullosa dhe mbeturina nuk është. Unë kam pastruar ndonjëherë ndonjë mbeturinë po nuk është puna ime. Ata që duhet ta pastrojnë nuk e bëjnë”, tha një qytetar tjetër.

Kështu duken këto dy parqe sot:

This slideshow requires JavaScript.

Nga ana tjetër, Ndërmarrja Publike Komunale (NPK) “Tetova” thotë se gjatë ditëve në vijim sipas planit të punës është planifikuar që të kryhet kositja e kësaj sipërfaqe të gjelbër.

“Të dy parqet mirëmbahen rregullisht, për shkak të rritjes së volumit të punës gjatë stinës së pranverës ka dhe vonesa në mirëmbajta të sipërfaqeve gjelbra gjatë stinës së pranverës”, thanë nga NPK Tetova.

Pamjet e këtilla, me vite, në mënyrë sistematike janë prezente para syve të tetovarëve. Autoritetet komunale ende nuk kanë gjetur një zgjidhje të përhershme.

Edhe pse Ndërmarrja Publike Komunale “Tetova” ka rreth 200 të punësuar, vetëm rreth 50 janë të angazhuar në pjesën e pastrimit dhe mirëmbajtjes së qytetit, ndërsa pjesa tjetër është e angazhuar në administratë.  Kryetari i Komunës së Tetovës së fundmi njoftoi se në vazhdim do të bëhet risitematizim i vendeve të punës dhe se ndërmarrja do të ndahet në dy drejtori, e ujësjellësit dhe ajo e menaxhimit me mbeturina.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button