Pendarovski takime me Kuleban, Abazoviqin, Micotakisin, temë diskutimi konflikti në Ukrainë dhe eurointegrimet

Presidenti Stevo Pendarovski sot në Davos zhvilloi takim me ministrin e Punëve të Jashtme të Ukrainës, Dmitri Kuleba dhe me kryeministrin e Malit të Zi Dritan Abazoviq, transmeton Portalb.mk.

Në bisedë me Kuleba, presidenti Pendarovski rikonfirmoi mbështetjen e tij të plotë për Ukrainën dhe popullin ukrainas, duke theksuar se Maqedonia e Veriut, si anëtare e NATO-s, do të vazhdojë të ofrojë ndihmë ushtarake, humanitare dhe diplomatike për Ukrainën, me qëllimin përfundimtar për t’i dhënë fund agresionit ushtarak, mbrojtjen e vlerave demokratike dhe vendosja e paqes.

Kuleba shprehu mirënjohjen për mbështetjen e Maqedonisë së Veriut, thuhet në letrën e dërguar nga presidenti Pendarovski për presidentin ukrainas Zelenski.

Ndërkohë me kryeministrin e ri të Malit të Zi Dritan Abazoviq kanë biseduar për potencialet ekonomike dhe mundësitë për thellimin e përgjithshëm të marrëdhënieve ndërmjet Maqedonisë së Veriut dhe Malit të Zi.

“Stabiliteti dhe prosperiteti i rajonit duke forcuar proceset demokratike janë imperativi ynë i përbashkët.
Jam i bindur se bashkëpunimin e ngushtë brenda aleancës së NATO-s, do ta vazhdojmë në procesin e integrimit në BE, si synim strategjik i të dy vendeve”, shkroi Pendarovski në Facebook.

Ai gjithashtu ka realizuar takime të shkurtra edhe me kryeministrin grek, Kirijakos Micotakis, drejtorin e Zyrës së Përgjithshme Franceze, Bernar Emie dhe me presidenten e Bankës Qendrore Evropiane, Krisin Lagard.

Ai në Facebook informoi se kanë biseduar për gjendjet aktuale në Evropë, perspektivat evropiane të Ballkanit Perëndimor, sfidat e sigurisë dhe masat që ndërmerren për zbutjen e pasojave financiare nga lufta në Ukrainë.

Pendarovski në Davos ndodhet në kuadër të Forumit ndërkombëtar ekonomik.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button