Kisha Ortodokse ruse përshëndeti njohjen e autoqefalisë së KOM-KO nga KOS, për këtë do të diskutohet në mbledhjen e ardhshme

Njohja e autoqefalisë së kishës në Maqedoninë e Veriut nga Kisha Ortodokse Serbe është ngjarje e gëzueshme, për të cilën pritet të diskutohet në mbledhjen e radhës të Sinodit të shenjtë të Kishës OrtodokserRuse, tha nënkryetari i repartit për punë të jashtme i Patriarkanës së Moskës Nikolai Balashov, raporton MIA, transmeton Portalb.mk.

“Gëzohemi bashkë me vëllezërit tanë serbë dhe maqedonas. Këtë ngjarje e kemi pritur për shumë vite. Dhe tani erdhi ora e vullnetit të Zotit. Besoj se Sinodi i shenjtë i kishës ortodokse ruse do të japë përgjigjen e duhur në mbledhjen e tij të ardhshme,” tha Balashov për TASS në lidhje me njoftimin e djeshëm të patriarkut serb Porfiri në liturgjinë e përbashkët në kishën e Shën Klementi i Ohrit në Shkup se Kryepeshkopi i Shenjtë e njohu statusin autoqefal të Kishës Ortodokse Maqedonase – Kryepeshkopatën e Ohrit.

Ndërkohë, Presidenti Stevo Pendarovski zhvilloi bisedë telefonike me kreun e Kishës Ortodokse Serbe, Patriarkun Porfiri, me rastin e vendimit të Kuvendit të Kishës Ortodokse Serbe për pranimin e autoqefalisë së Kishës Ortodokse Maqedonase – Arqipeshkvisë së Ohrit.

Në bisedë, presidenti e falënderoi Patriarkun për vendimin, duke e vlerësuar si një mundësi për ndërtimin e marrëdhënieve të reja ndërmjet Kishës Ortodokse Maqedonase dhe Serbe dhe tejkalimin e temave të hidhura të së kaluarës.

Në bisedë, presidenti Pendarovski shprehu shpresën se i gjithë procesi i njohjes së autoqefalisë së Kishës Ortodokse Maqedonase – Kryepeshkopata e Ohrit do të përfundojë me nënshkrimin e afërt të Tomosit nga Patriarku Ekumenik gj. Bartolomeu, i cili do të kontribuojë në përmbushjen e një prej interesave kombëtare dhe në përparimin dhe pajtimin në shoqërinë maqedonase.

Kontesti i KOM-KO dhe KOS-it daton që nga viti 1967, kur siç thotë hierarkia kishtare serbe ndër vite, ndodh përçarje me shpalljen e autoqefalisë së kishës së KOM-it. Përpjekje për zgjidhje të problemit kishte në fillim të këtij mileniumi, kur u nënshkrua Marrëveshja e Nishit – KOM të kthehet në gjendjen e autonomisë, a më pas të bëhet autoqefale. Pasi që nën trysni të opinionit KOM u tërhoq nga marrëveshja, KOS i ftoi klerikët dhe besimtarët në Maqedonia që të kthehen në unitetin kanonin me KOS-in, të cilës i janë përgjigjur ipeshkvi i atëhershëm i KOM-it, Jovan Vranishkovski dhe disa murgj dhe besimtarë, pas së cilës është themeluar Kryepeshkopata Ortodokse e Ohrit.

Rruga deri te autoqefaliteti i plotë që do të ishte i pranishëm nga të gjitha kishat ortodokse në botë do të ishte dhënia e “Tomos-it” (dokument i lëshuar nga Kisha Ortodokse në Kostandinopojë) për autoqefali, që sipas sinjaleve nga Fanar, do të mund ta bëjë Patrikana Ekumenike e Kostandinopojës nëse KOS qëndron fortë idesë që kisha maqedonase të bëhet autoqefale. KOS deri më tani insiston se ajo është kisha e cila mund të japë “Tomos” për autoqefali të “kishës maqedonase”.

Kisha Ortodokse Ruse (KOR), e cila për disa çështje të mëdha kishtare është diametralisht kundër me Patrikanën Ekumenike të Kostandinopojës, menjëherë pas vendimit të Fanar njoftoi se nuk e pranon vendimin e Patrikanës Ekumenike dhe se i pranon vetëm të drejtat kanonike të KOS në Maqedoninë e Veriut. Kontesti mes dy patriarkëve është thelluar para disa viteve, kur Patrikana Ekumenike e pranoi Kishën Ortodokse Ukrainase (KOU), e cila me dekada e ka pasur kontestin e njëjtë me KOR-in, ashtu siç KOM-i me KOS-in.

Edhe pse me këtë akt statusi dhe emri përfundimtar ende nuk janë zgjidhur, hapi më i rëndësishëm dhe më i madh ka përfunduar. Tani kisha jonë ortodokse është në bashkësi me të gjitha kishat ortodokse dhe kjo ditë është një ditë historike pas 7 dekadash izolimi total.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button