fbpx

2 rreshta, 8 gabime

Si çdo vit, mbajtja e testimit ekstern , nëpër shkolla fillore e të mesme, ka ngjallur shqetësimin e zakonshëm te nxënësit që do i nënshtrohen këtij testimi.

Shqetësimi i ka kapluar edhe prindërit , sidomos ata të cilët i kanë fëmijët e tyre ende nëpër shkolla fillore. Prindërit janë në ankth nga numri i madh i pyetjeve që ka shpallur Ministria e Arsimit dhe nga fakti se vetëm 2-3 ditë para testimit nxënësit do të mësojnë lëndët që do të testohen.

“Publikimi i pyetjeve sikur ende më shumë ua ka ngatëruar hesapet.”-shprehen prindërit.

Nga ana tjetër nxënësit i japin kurajo vetes duke menduar se tani që i kanë pyetjet do e kenë më lehte të kopjojnë. Ky është një fakt që të gjithë e dinë por rrallë kush e diskuton. Kopjime ka pasur gjithmonë, si në shkolla fillore, ashtu edhe në shkolla të mesme, sidomos te testimi ekstern i maturantëve.

Krahas kopjimit ekziston edhe një problematikë tjetër. Numri i madh i gabimeve te pyetjet e publikuara. Shihet qartë se kur janë përkthyer pyetjet në gjuhën shqipe, puna e përkthyesve dhe lektorëve ka qenë jo serioze. Terma të ndryshëm , mos përdorimi i shkronjës së madhe ,mungesa e shenjave të pikësimit bëjnë që pyetjet të jenë të pa kuptueshme.

Duke analizuar të gjithë këto komponente , parashtrojmë pyetjen: Sa i vlefshëm është ky testim?!

Mbetet vetë të gjykoni.

Lajme të ngjashme

Back to top button