Sali: Pandemia rriti nevojën për përforcimin e gatishmërisë së Maqedonisë për gjendjet e krizave

Ministri i Shëndetësisë Bekim Sali ka mbajtur fjalim në Asamblenë e 75-të të Organizatës Botërore të Shëndetësisë në Gjenevë të Zvicrës. Ai iu referua aktiviteteve të realizuara dhe gatishmërisë së sistemit shëndetësor për menaxhim më të suksesshëm të pandemisë COVID-19, e cila është bazë e mirë për përballimin e krizave të ardhshme, transmeton Portalb.mk.

“Dy vitet e fundit, pandemia kovid-19 ishte sfidë për të gjithë ne. Fatkeqësisht, ajo mori jetë njerëzish edhe në Republikën e Maqedonisë së Veriut. E gjithë kjo ishte një sfidë e vërtetë dhe ngriti nevojën për bazë solide për masa të shpejta dhe afatgjata për të përmirësuar reagimin e vazhdueshëm ndaj Covid-19, si dhe për të forcuar gatishmërinë e Maqedonisë së Veriut për kriza të ndryshme në përgjithësi”, tha ministri Sali.

Lidhur me pasojat tragjike të vuajtjeve njerëzore dhe humbjeve të jetëve, si dhe privimin e të gjithë komuniteteve nga kujdesi shëndetësor me Ukrainë, ministri Sali tha se shëndeti dhe paqja duhet të ndërtohen të pandashme, sepse ato janë e vetmja zgjidhje reale për çdo situatë.

Në margjinat e Asamblesë, ministri zhvilloi takime dypalëshe me drejtorin e përgjithshëm të OBSH-së Tedros Adanom Gebreysus, me Hans Kluge, drejtorin rajonal të OBSH-së për Evropën, Ministren Portugeze të Shëndetësisë Marta Themido dhe Ministrin Federal të Shëndetësisë gjermane, Carl Lauterbach.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button