FBI parandaloi komplotin për të vrarë Xhorxh Bushin

Një mbështetës i Shtetit Islamik kishte planifikuar të vriste ish-presidentin e SHBA-së, Xhorxh W. Bush, por komploti i tij dështoi nga FBI-ja, njoftuan autoritetet amerikanë, transmeton Portalb.mk.

I dyshuari, i cili është banor i Ohajos, dyshohet se u përpoq të sillte operativë irakianë nga Meksika në Shtetet e Bashkuara për operacionin e tij. Ai është në paraburgim dhe dje u paraqit në gjykatën federale në Ohio. FBI përdori informatorë dhe mbikëqyrje elektronike për të prishur planin.

Sipas dokumenteve të gjykatës, i dyshuari është 52-vjeçari Shihab Ahmed Shihab, një shtetas irakian, i cili ndodhet në Shtetet e Bashkuara që nga viti 2020, kur ka aplikuar për azil.

Sipas FBI-së, Shihab i ka fituar besimin një trafikanti njerëzish se i përkiste një grupi të quajtur Al-Raed, me bazë në Katar. Ai tha se donte të vriste Bushin sepse ai ishte fajtori për vdekjen e shumë irakianëve dhe shpërbërjen e Irakut. Dy burrat që ai donte t’i trafikonte në Shtetet e Bashkuara ishin ish-agjentë të inteligjencës irakiane me përvojë në atentat.

Shihab tani përballet me 30 vite burg.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button