Autori shqiptar themeloi konkursin letrar “Shqiponja e artë” në Itali

Këtë fundjavë në ambientet e bibliotekës së qytetit të Roveretos “G.Tartarotti” u zhvillua ceremonia e dorëzimit të çmimit “Aquila D’Oro” (Shqiponja e Artë) një konkurs ndërkombëtar i krijuar nga autori shqiptar Klaudio Findiku, shkruan Diaspora Shqiptare.

Në një intervistë të dhënë për mediat lokale Findiku nënvizon domosdoshmërinë e krijimit të aktiviteteve të tilla për të nxitur sa më shumë të rinjtë për t’ju afruar botës së artit dhe të kulturës.

“Shpesh të rinjtë janë ata të cilët lihen pas dore pasi nuk u jepet shumë përkrahje, ndaj me stafin organizativ vendosem që trofeun e të gjithë konkursit të cilin e kam krijuar enkas për këtë garë dhe printuar në 3D t’ja jepnim Matteo Bucella nga Brescia me motivin që të rinjtë të jenë në pikëpamjen e këtij konkursi. Matteo premton shumë për rininë italiane pasi merret dhe me peshëngritje dhe ka fituar disa vende të para në Itali dhe jo vetëm” shprehet Findiku.

Ai shpjegon se krijimi dhe organizimi i këtij konkursi nuk ka qenë i lehte sidomos pas një periudhe të vështirë sikurse është kjo e post pandemisë. Patur parasysh që Italia ende ka në fuqi disa nga masat për mbrojtjen nga virusi kanë penguar edhe marrjen pjesë në aktivitete të shumë personave.

“Ky konkurs do të vazhdojë me edicione të tjera” shpjegon Findiku, – Edicioni i dytë është në përgatitje e sipër. Bandi do të dalë muajin tjetër dhe ceremonia e çmimit do të jetë në muajin nëntor. Edicioni i dytë do të jetë me shumë surpriza pasi parashikojmë që të marrin pjesë dyfishi i autorëve që kanë marrë pjesë në edicionin e parë. Risia e edicionit të dytë është që do të jepen shpërblime e kontribute monetare për krijimet më të arrira, sikurse janë dhe çmimi i parë, çmimi i dytë dhe ai i tretë”.

Ky edicion i parë u mundësua nga Organizata Vullnetare “SHQIPET ONLUS” Trentino Alto- Adige, Komuna e Nago- Torbole dhe Bibloteca Civica “G.Tartarotti” Rovereto.

“Në edicionin e dytë do të kemi edhe mbështetjen e 3 komunave të tjera” thotë ai.

Në ceremoninë e ditës së shtunë ishte e pranishme edhe nën kryetarja e bashkisë së Roveretos, Giulia Robol e cila nën emocione përgëzoi organizimin e këtij eventi në komunën e Roveretos dhe vendosi theksin në bashkëpunimin e mëtejshëm në realizimin e edicioneve të tjera pasi evente të tilla kulture i shërbejnë qytetarëve të Roveretos por edhe gjithë.

Juria e konkursit ishte e përberë nga Klaudio Findiku (kryetar i jurise), Arianna Miorelli -zv.drejtoreshë e Institutit të Hoteleri Turizmit të Riva del Garda (juriste), Leo Hodaj – fotograf nga Rovereto (jurist) dhe Elena Piva- gazetare e gazetës lokale të Trentinos L’ADIGE (juriste)

Në këtë konkurs morën pjesë 45 konkurrent, të ndarë në 3 kategori: kategoria e poezisë 32, kategoria e shkrimit kreativ 21 dhe kategoria e fotografisë 13.

Krijimet fituese ishin sipas kategorive: kategoria e poezisë 19, kategoria e shkrimit kreativ 9, kategoria e fotografisë 3.

Konkurrentët që morën pjesë ishin nga vendet si: Trentino, Luca, Chieti, Milano, Pavia, Agrigento, Udine, Brescia, Monza, Cesena, Roma, Leço, Mantova, Foggia, Napoli, Senigallia, Salerno, Sicilia, Alessandria e Verona.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button