MINI bashkon britanikët me italianët

Kompania britanike MINI ka prezantuar konceptin e ri Superleggera Vision, e cila pritet së shpejti të fillojë edhe prodhimin serik. Kjo veturë është prodhuar në bashkëpunim me një kompani tjetër italiane të quajtur Touring Superleggera, të cilët me punë të palodhshme dhe kreativitet të shprehur në dizajn, krijuan një roadster me dy karrige që ngjan shumë me veturat sportive.

Kur flasim për eksterier, Superleggera Vision, ka bërë një punë të madhe qoftë në mbrojtësit anësorë ashtu dhe në ftohësit e motorit. Por puna e tyre nuk ka përfunduar me kaq, pasi aty kanë rifreskuar edhe dritat duke i mbuluar me fibër karboni dhe një plastik speciale. Ndërkaq kabina është e pajisur me materiale të cilësisë së lartë, siç janë instrument tabela digjitale e mbushur me alumin dhe dru.

MINI nuk ka pranuar të zbuloi detajet teknike të fuqisë motorike, por ka konfirmuar se kjo veturë do të funksionojë me një elektromotor që ushtron shpejtësi marramendëse.

Lajme të ngjashme

Back to top button