RMV, në Fab Lab-in e parë në Fakultetin teknologjiko-metalurgjik, novatorët e rinj do të mund të zhvillojnë produktet e tyre

Inovatorët e rinj të moshës 15 deri në 29 vjeç do të mund të zhvillojnë dhe testojnë ide inovative për të krijuar produkt prototip në laboratorin e parë të prodhimit dhe prototipit Ino Fab Lab, i cili u hap në Fakultetin teknologjiko-metalurgjik (FTM) në Shkup. Ata do të punojnë nën mentorimin e profesorëve akademikë dhe profesionistëve të sektorit real dhe synimi kryesor është forcimi i infrastrukturës inovative në vend dhe përmirësimi i aftësive dhe njohurive të nxënësve të shkollave të mesme dhe studentëve, transmeton Portalb.mk.

Në 12 muajt e ardhshëm në laboratori do të punësojë pesëdhjetë studentë kreativë dhe nxënës të shkollave të mesme novatorë, të cilët do të krijojnë projekte specifike, të cilat do të rezultojnë në zhvillimin e të paktën gjashtë prototipeve të produkteve.

“Me themelimin e Ino Fab Lab, të rinjtë në vend marrin qasje të pakufizuar në teknologjinë më të fundit dhe mbështetje mentoruese për të zhvilluar idetë e tyre inovative për prototipet e produkteve. Në 12 muajt e ardhshëm presim interesim të madh të të rinjve të shkollave të mesme dhe universiteteve për të punuar në këtë laborator ku ata do të zhvillojnë prototipet e tyre dhe do të forcojnë aftësitë e tyre teknike. Ka filluar konkursi i hapur për aplikime të gjimnazistëve dhe studentëve të interesuar që do të punojnë në këtë laborator”, tha dr.Igor Jordanov, kryetar i Shoqatës Ino Tech Club dhe profesor në Fakultetin teknologjiko-metalurgjik në Shkup.

Për dr. Biljana Angjusheva, dekane e FTM, laboratori i parë Fab Lab do të japë një shtysë të konsiderueshme në tërheqjen e më shumë nxënësve të shkollave të mesme që të interesohen për shkencat teknike dhe të bëhen inxhinierë që do të jenë shtytësit e zhvillimit të ardhshëm ekonomik të vendit tonë.

“Mungesa e kuadrove tekniko-teknologjike në kompanitë vendore është evidente, andaj besoj se hapja e laboratorëve të tillë modernë do të tërheqë të rinjtë për të ndërtuar karrierë në këto fusha”, tha Angjusheva.

Sipas drejtorit të Fondit për Inovacion dhe Zhvillim Teknologjik, Festim Halili, fokusi i FIZhT është të mbështesë të rinjtë, të krijojë një kulturë sipërmarrëse mes tyre dhe të kushteve që shumica prej tyre të qëndrojnë dhe të ndërtojnë të ardhmen e tyre në vend.

“Këta laboratorë do t’u ofrojnë të rinjve akses në teknologji dhe materiale të avancuara dhe kjo është arsyeja pse jam veçanërisht krenar që në një farë mënyre u japim një shans dhe mundësi të gjithë të rinjve entuziastë që të përmirësojnë njohuritë, aftësitë e tyre dhe të fitojnë përvojë përmes pjesëmarrjes së drejtpërdrejtë në punën shkencore kërkimore dhe të depërtojnë edhe në zhvillimin e karrierës së tyre dhe shoqërinë sonë”, tha Halili.

Xheiuan O, ndihmës referent për marrëdhënie me publikun në Ambasadën e ShBA-së, i cili është mbështetës i projektit, theksoi se mundësia që herët të mësojnë të krijojnë, të mësojnë rreth mundësive të tregut dhe të punojnë me mentorë që besojnë vërtet në to mund t’i ndihmojë ata të ndryshojë jetën e të rinjve, ndërsa përvoja të tilla do të rezultojnë në ndryshime më të mëdha në shoqërinë në tërësi.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button