Rusët nisën sulm masiv në verilindje për të marrë kontrollin e të gjithë Luhanskut

Forcat ruse kanë nisur një ofensivë të përgjithshme për të rrethuar trupat ukrainase në dy qytete të ndara nga një lumë në Ukrainën lindore, gjë që mund të sjellë rezultatin e fushatës ushtarake të Rusisë në Donbas, transmeton Portalb.mk.

Guvernatori i Luhanskut Serhiy Gaiday paralajmëroi se tashmë është tepër vonë për të evakuuar mijëra civilë nga Severdronetsk, të cilin rusët e kishin rrethuar nga tre anë. Sveverodonetsk dhe qytetet dhe fshatrat përreth janë bombarduar intensivisht prej ditësh. 15.000 civilë të tjerë besohet se mbeten në qytet.

“Në këtë pikë nuk mund të them ‘ikni’, por ‘qëndroni në strehimore’. I tillë është intensiteti i granatimeve, të cilat janë kaotike dhe të pandërprera. Armiku i ka përqendruar të gjitha përpjekjet e tij në Sverdnodsk dhe Lisichansk, duke angazhuar 25 grupe taktike batalioni”, tha Gaidaj.

Nëse rusët arrijnë të pushtojnë Sveverodonetsk, ata do të kontrollojnë pothuajse të gjithë rajonin e Luhanskut. Sveverodonetsk dhe Lisichansk, të vendosura në të dy anët e lumit Siversky Donetsk, janë ndër territoret e fundit në Luhansk që mbeten nën kontrollin e Ukrainës.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button