Rasti i parë i lisë së majmunëve në Slloveni, OBSH thotë se përhapja mund të frenohet

Sllovenia ka konfirmuar rastin e parë të lisë së majmunëve, me çka vazhdon shpërthimin më të madh të sëmundjes jashtë Afrikës deri më tani. “H1 Sllovenia” raportoi se pacienti nuk ishte hospitalizuar në Klinikën e Sëmundjeve Infektive në Lubjanë, prandaj me gjasë, bëhet fjalë për formë më të lehtë të sëmundjes, transmeton Portalb.mk.

Ueb-faqja njoftoi se personi i infektuar ishte një burrë që ishte kthyer së fundmi nga Ishujt Kanarie, me të cilin lidhen një numër rastesh në Spanjë.

Shkencëtarët janë të befasuar nga përhapja e kësaj sëmundjeje në vendet e zhvilluara, pasi është karakteristikë e pjesëve të thella të Afrikës Qendrore dhe Perëndimore. Është sëmundje e rrallë virale që zakonisht është e lehtë dhe të infektuarit shërohen brenda disa javësh. Virusi nuk transmetohet aq lehtë mes njerëzve, kështu që rreziku i përhapjes së mëtejshme është shumë i vogël.

Deri tani janë regjistruar më shumë se 100 në Evropë, Amerikë dhe Australi, por Organizata Botërore e Shëndetësisë thotë se përhapja e virusit mund të frenohet.

“Kjo është një situatë që mund të zbutet. Transmetimi ndodh përmes kontaktit lëkurë me lëkurë dhe në shumicën e rasteve sëmundja është e lehtë”, tha Maria van Kerkhofe, shefe e Departamentit të sëmundjeve emergjente në OBSH.

Nga OBSh thonë se nuk ka dëshmi se virusi muton në variant tjetër, më ngjitës.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button