ShGM, KEMM dhe SPGPM: Qeveria me paratë e popullit favorizon media të caktuara

Shoqata e Gazetarëve të Maqedonisë (SHGM), Këshilli për Etikë në Media (KEMM) dhe Sindikata e Pavarur e Gazetarëve dhe Punonjësve Mediatik (SPGPM) kanë reaguar në një deklaratë për praninë e gazetarëve dhe punonjësve mediatikë nga disa media private gjatë vizitës së delegacionit të Maqedonisë të kryesuar nga kryeministri Dimitar Kovaçevski në Romë me rastin e 24 majit, Ditës Kirilt dhe Metodit, transmeton Portalb.mk.

Sipas shoqatave të gazetarëve, për përzgjedhjen e mediave private që kanë marrë pjesë për të raportuar për ngjarjen, nuk ka asnjë shpjegim nga Qeveria se cilat janë kriteret dhe pse janë ftuar pikërisht këto media.

“Përveç faktit që vizitat qeveritare me shpenzime shtetërore duhet të ndiqen nga shërbime mediatike publike, jo media private, kjo qasje selektive e Qeverisë, pa asnjë kriter, mund të interpretohet si favorizim i mediave konkrete. Mungesa e kritereve transparente dhe të qarta se si do të bëhet zgjedhja se cila media do të raportojë për vizitën zyrtare të qeverisë në Romë, krijon diskriminim në sektorin mediatik dhe i vendos mediat në pozitë të pabarabartë”, thonë SHGM, KEMM dhe SPGPM.

Përdorimi i resurseve publike për të stimuluar vetëm mediat individuale në vizitat zyrtare në vendet e huaja është joprofesionale dhe është në dëm të mediave dhe qytetarëve. Shoqatat e gazetarëve shtojnë se është e nevojshme që të gjitha mediat të kenë qasje të drejtë dhe transparente në informacion në mënyrë që të ruhet raportimi objektiv dhe interesi i publikut për raportimet mediatike.

“Këtë praktikë të Qeverisë e zbatpo edhe Kuvendi kur dy javë më parë në mënyrë jotransparente dhe pa kritere zgjodhi një media private për vizitë zyrtare jashtë vendit, gjë që e bën të qartë se këto procese të rrezikshme, karakteristike të kohërave të tjera mediatike, kthehen dhe kërcënojnë përsëri lirinë e mediave”, thonë shoqatat e gazetarëve.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button