Bekteshi: Tarifa e lirë e rrymës do të mbetet

Ministri i Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi deklaroi gjatë emisionit “Click plus” në TV 21 se, tarifa e lirë e rrymës do të mbetet për qytetarët, transmeton Portalb.mk.

Ai shtoi se do të ketë edhe katër të ashtuquajtura bllok tarifa nga ora 07 në mëngjes.

“Tarifa e lirë e rrymës prej orës 10 në mbrëmje deri në 07 të mëngjesit do të mbetet për qytetarët”, tha Bekteshi.

Kryeministri, Dimitar Kovaçevski para disa ditëve paralajmëroi rritje të çmimit të energjisë elektrike. Ai tha se, vendin e pret dimri më i rëndë pas Luftës së Dytë Botërore. Kovaçevski theksoi se, po bëjnë gjithçka që të sigurojnë furnizim me energji elektrike dhe t’i sigurojnë të gjitha lëndët e papërpunuara për prodhimin e energjisë elektrike.

“Atë e bëjnë të gjitha shtetet fqinje që do të thotë se një blerje e tillë masive për prodhim të energjisë elektrike sigurisht do të ndikojë në rritjen e çmimit, tha kryeministri Dimitar Kovaçevski.

LEXO: Kryeministri Kovaçevski paralajmëroi rritje të çmimit të rrymës: Na pret dimër i rëndë

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button