Kovaçevski: Nuk mund të them se ka përparim me Bullgarinë në lidhje me arritjen e një dokumenti të pranueshëm për të dyja palët

Në këtë moment nuk mund të them nëse ka përparim në lidhje me arritjen e dokumentit të pranueshmë për të dyja palët me Bullgarinë, por bisedimet vazhdojnë mes ekipeve të eskpertëve të ministrive të Punëve të Jashtme dhe sapo të jetë përparim të caktuar do të kumtohet në nivel të ministrave, deklaroi sot kryeministri Dimitar Kovaçevski pas takimit me homologun e tij bullgar, Kirill Petkov në Romë, transmeton Portalb.mk.

Kovaçevski theksoi se nëse ka dokument të pranueshëm për të dyja palët, do të prezantohet publikisht, raporton korrespodenti i MIA-s nga Roma, përcjell 360 shkallë.

Në takimin me Petkov, kanë marrë pjesë edhe ministrat e Punëve të Jashtme të të dyja vendeve, Bujar Osmani dhe Teodora Gençovska, të cilët kanë informuar për rrjedhën e bisedimeve që zhvillohen në nivel të ekspertëve të ministrave.

Sipas Kovaçevskit, është dakorduar që ato bisedime të vazhdojnë me qëllim që të tentojnë ministritë e Jashtme të vijnë deri te një dokument i cili do të ishte i pranishëm për të dy shtetet dhe do të paraqiste bazë për zgjidhje e cila do të mund të ndahet me institucionet në të dy shtetet.

“Aspak nuk kemi biseduar edhe për atë nëse ka kushte të reja nga Bullgaria. Bëhet fjalë për ato çështje që ishin të hapura paraprakisht, për atp veç më ekziston i ashtuquajturi propozim portugez, i cili është bazë për bisedimet mes ministrive të Jashtme dhe në këtë moment nuk mund të them për përparim në lidhje me arritjen e një dokumenti të pranueshëm për të dyja palët, duke pasur parasysh se deri më tani nuk është arritur një dokument i tillë nuk mund të flasim për përparim”, tha Kovaçevski.

Ai theksoi se, takimi me kryeministrin e Bullgarisë ka qenë jashtëzakonisht konstruktiv dhe se kanë biseduar në më shumë tema.

Ndërkohë, Petkov pas takimit me kryeministrin Kovaçevskit tha se, më e rëndësishmja për qeveritë e Bullgarishë dhe Maqedonisë është që të vazhdojnë me dialog konstruktiv dhe të mos bien pre e provokimeve nga disa grupe të cilat tentojnë t’i rrisin tensionet. Petkov përsëriti për mediat bullgare se, nevojitet të thirret Këshilli Konsultativ bullgar për siguri nacionale në të cilin do të bisedohej për gjithë atë që kanë bërë qeveritë e dy vendeve.

“Vetëm përmes dialogut konstruktiv do të mund të vazhdojmë në drejtim të fqinjësisë së mirë që e dëshirojnë të dy qeveritë”, tha ai.

Në lidhje me samitin e ardhshëm të BE-së në qershor, Kovaçevski tha se, nuk dëshiron të lidhet për datë, sepse siç theksoi, shteti ynë kohë më të gjatë peng i datave nga muaji në muaj dhe vlerëson se diçka e tillë nuk varet ekskluzivisht nga ne, por varet nga vendimi i 27-të vendeve anëtare të BE-së.

Takimi i sotëm i dy kryeministrave u zhvillua në kuadër të vizitës së tyre në Vatikan dhe Romë me rastin e përkujtimit të vëllezërve Kirili dhe Metodi.

Kujtojmë se, Maqedonia e Veriut dhe Bullgaria tensionuan raportet për shkak të kontesteve historike. Sofja zyrtare kërkon që Shkupi t’i pranojë kërkesat bullgare se gjuha maqedonase është normë e asaj bullgare dhe se kombi maqedonas është krijuar nga Josip Broz Tito.

Ky kontest ka bllokuar procesin eurointegrues të vendit, me çka Bullgaria gjatë vitit 2021 i vendosi dy herë veto Maqedonisë së Veriut, njëherë në qershor, kurse më pas, më 14 dhjetor të vitit 2021, edhe një herë e bllokoi fillimin e negociatave RMV-BE.

Edhe në vitin 2020, njëjtë vendi fqinj, i vendosi dy here veto Maqedonisë së Veriut, një herë në këshillin e ministrave të Jashtëm të BE-së si dhe në Këshillin për Punë të Përgjithshme të BE-së, duke penguar në këtë mënyrë miratimin e kornizës negociuese për fillimin e negociatave të vendit me BE-në. Për zgjidhjen e kontesteve të historisë, komisioni maqedonaso – bullgar ka mbajtur takime, po nuk kanë arritur të gjejnë zgjidhje. Palët kanë mosmarrëveshje më së shumti rreth identitetit të figurave historike të Mbretit Samoil dhe Goce Delçevit.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button