Ueb-faqja e përhershme e ARS-së më në fund është gati, por nuk është publikuar ende, këtë javë vendoset data e publikimit

Ueb-faqja e re e Agjencisë për Rini dhe Sport (ARS) e cila do të jetë në tre gjuhë: shqip, maqedonisht dhe anglisht është gati, këtë javë vendoset data zyrtare se kur e njëjta do të publikohet. Kështu konfirmuan nga ARS-ja për Portalb.mk. Megjithatë, Agjencia me muaj vazhdimisht ka thënë se e njëjta do të lëshohet në përdorim shpejtë, por nuk ndodhi ashtu.

Ueb-faqja e përhershme e Agjencisë për Rini dhe Sport e cila është donacion nga OSBE-ja ende nuk është lëshuar në përdorim për opinionin. ARS-ja deri në lëshimin në funksion të ueb-faqes së re për momentin ka në dispozicion një ueb-faqe të përkohshme në tre gjuhë: shqip, maqedonisht dhe anglisht, e cila u lëshua në përdorim nëntorin e kaluar.

ARS-ja për Portalb.mk njofton se të gjitha procedurat rreth krijimit të ueb-faqes kanë mbaruar dhe ueb-faqja e re ka marrë strukturën e duhur për publikimin e saj. Këtë javë vendoset se kur do të publikohet e njëjta.

“Periudhën e fundit ka pasur takime intensive mes donatorit, realizuesit dhe Agjencisë si palë përfundimtare që i takon ueb-faqja.  Në Agjencinë për rini dhe sport janë angazhuar  të gjithë të punësuarit për plotësim të ueb-faqes me materiale, dhe kjo procedurë tashmë është gati se në përfundim.  Në ditët në vijim pritet që të realizohet takimi i fundit rreth publikimit të ueb-faqes, ku më pas do të vendoset data për publikimin zyrtar të ueb-faqes”, thanë nga ARS-ja.

Nga atje përmes një fotografie treguan se si do të duket version shqip i ueb-faqes.

Ueb-faqja e re e ARS-së
Ueb-faqja e re e ARS-së

Nga misioni i OSBE-së në Shkup sot nuk u përgjigjën në pyetjet gazetareske të Portalb.mk për këtë rast.

Rikujtojmë që Agjencia për Rini dhe Sport para se të publikohej ueb-faqja e përkohshme nëntorin e kaluar nuk kishte version në shqip në ueb-faqen paraprake.

Edhe pse kanë kaluar dy vite nga hyrja në fuqi e Ligjit për Përdorimin e Gjuhëve në Maqedoninë e Veriut, zbatimi i të njëjtit është shumë i zbehtë në praktikë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button