Frikë nga përhapja e sëmundjeve, do të dezinfektohen çerdhet e fëmijëve

Në tre çerdhet e përmbytura, Klinikën e fëmijëve dhe të gjitha institucionet e tjera publike shëndetësore, do të dorëzohen 3,5 ton lëndë dezinfektuese.

Gjatë motit të lig mbrëmë në Shkup ranë 37 litra në metër katror për gjysmë ore, ndërsa era arriti shpejtësi mbi 70 kilometra në orë, informuan nga Drejtoria për punë hidrometeorologjike.

Për sanimin e dëmeve pas përbytjeve në Shkup ëshët angazhuar edhe Trupi Koordinues i këtijë qyteti.

“Një nga çerdhet që është përmbytur është Korçagini, e cila edhe para disa ditëve ishte mbyllur për shkak të derdhjes së fekaleve, si dhe dy çerdheve të tjera, njëra në Qendër e tjetra në Aerodrom. Ajo në Qendër mendoj se nuk priti sot fëmijë, dhe është duke u kontrolluar nga Inspektorati Shtetëror Sanitar. Nëse janë përmbytur hapësirat ku përgatitet ushqimi, çerdhet do të mbyllen deri në momentin e dezinfektimit të plotë dhe pas marrjes së mostrave negative, do mund të lëshohet në përdorim”, tha Nikolla Todorov- ministër i shëndetësisë.

Për të mbrojtur popullatën nga sëmundjet e mundshme pas përmbytjeve që ndodhën edhe në vendet fqinje, Komisioni rekomandon kontrolle më rigoroze higjienike në kalimet kufitare, sidomos tani kur fillon edhe sezoni turistik.

“Shmangia e kontaktit me kafshë të sëmura apo të ngordhura, paraqitja e simptomave të sëmundjeve si vjellje, diarre, dhimbje në stomak, temperaturë ose simptoma të tjera, menjëherë të paraqiten tek mjeku apo institucionet e tyre shëndetësore. Nëse kthehen në Maqedoni dhe i ndjejnë këto simptoma menjëherë të paraqiten në mjek tek ne, dhe të tregojnë se kanë qenë në rajonet e përmbytura”, deklaroi Jovanka Kostovska- komisioni për sëmundje ngjitëse.

Si sëmundje ngjitëse që mund të paraqiten pas përmbytjeve në Ballkan Komisioni theksoi verdhëzën dhe ethet e Nilit Perëndimor, të cilat barten nga mushkonjat. Komisioni rekomandon edhe mbajtjen e një niveli më të lartë të higjienës personale, vendosjen e kontejnerëve të shumtë në korridoret transportuese, vaksinim kundër tifos të personave të punësuar në ndërmarrjet komunale si dhe spërkatje kundër mushkonjave.

Lajme të ngjashme

Back to top button