RMV, nga mesnata benzina do të shtrenjtohet, dizeli do të lirohet

Nga mesnata benzina do të rritet për gjysmë denarë, ndërsa dizeli do të lirohet për një denar, transmeton Portalb.mk.

Sipas vendimit të ri të Komisionit Rregullator për Energjetikë, Eurosuper BS-95 do të shitet me çmim prej 95 denarë për litër, ndërsa Eurosuper BS-98 me çmim prej 97 denarë për litër, ndërsa çmimi i ri i dizelit do të jetë 85 denarë për litër.

Për gjysmë denarë do të ulet çmimi i vajit ekstra të lehtë për amvisëri, i cili në mesnatë do të shitet me çmim prej 83,5 denarë për litër, ndërsa do të rritet çmimi me pakicë i mazutit, i cili do të arrijë në 54,963 denarë/kg.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button