fbpx

RMV, grevistët e Drejtorisë për menaxhimin e librave amë ankohen për qëndrim arrogant nga institucionet

Një pjesë e të punësuarve në Drejtorinë për libra amë, të cilët ndodhen në grevë për pothuajse një muaj, sot janë ankuar se kanë hasur në qëndrim arrogant nga institucionet, transmeton Portalb.mk.

“Në një situatë të këtillë nuk jemi gjendur deri tani, një qëndrim të tillë arrogant nga ana e qeverisë dhe instituconeve nuk e prisnim”, u ankuan nga Sindikata e pavarur e Drejtorisë për menaxhim të librave amë.

Ata thonë se kanë kohë që kërkojnë takim, por i njëjti asesi të ndodhë dhe paralajmëruan se të mërkurën do të bllokojnë Ministrinë e financave, nga e cila kërkojnë paga më të larta.

“Nëse edhe atje të mërkurën nuk kemi takim, do ta radikalizojmë situatën”, thonë nga Sindikata e pavarur.

Në Drejtorinë për menaxhimin e librave amë janë rreth 500 të punësuar, ndërsa sipas Sindikatës së pavarur, në grevë janë 70% e tyre.

Nga fillimi i grevës, sindikata u mor vesh me Ministrinë e drejtësisë për marrëveshjen kolektive, ndërsa nga Ministria e financave kërkojnë 30% rritje të pagave.

Për shkak të grevës në Drejtërinë për menaxhimin e librave amë, qytetarët nuk mund të nxjerrin certifikata lindjeje, martese dhe certifikata për të vdekurit.

Greva e punonjësve të kësaj Drejtorie ka nisur në fund të muajit prill dhe do të vazhdojë, siç është paralajmëruar, deri në plotësimin e kërkesave të tyre.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button