Një kalë i bardhë i lidhur në ballkonin e një shtëpie në lagjen Debar Maalo u shpëtua dhe dërgua në kopshtin zoologjik (Foto)

Aksioni për shpëtimin e kalit të bardhë i lidhur në ballkonin e një shtëpie të braktisur është zhvilluar mbrëmë në lagjen e Shkupit, Debar Maalo, transmeton Portalb.mk.

Siç njoftuan nga Kopshti Zoologjik i Shkupit, pasi në rrjetet sociale u shfaqën fotografitë e kalit duke qëndruar në një ballkon në qendër të kryeqytetit, ekipet e kopshtit zoologjik, Agjencia e ushqimit dhe veterinarisë dhe policia filluan operacionin për shpëtimin e tij.

“Kalin e gjetëm të lidhur në ndërtesën e rrënuar dhe të lënë pa ushqim dhe ujë. Në orët e vona të mbrëmjes ai u transferua në Kopshtin Zoologjik ku do t’i ofrojmë kujdesin veterinar dhe kujdesin më të mirë. Bëjmë thirrje që të mos torturohen kafshët dhe të bëhet sa më parë një plan në nivel qendror për mirëqenien më të madhe të kuajve”, thonë nga Kopshti Zoologjik.

This slideshow requires JavaScript.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button