Kovaçevski në takimin me Papa Françeskun: Toleranca dhe dinjiteti njerëzor janë vlera mbi të cilat po thellohet bashkëpunimi me Vatikanin

Kryeministri Dimitar Kovaçevski i shoqëruar nga vajza e tij Tamara Kovaçevska dhe delegacioni i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, i cili ndodhet për vizitë dyditore në Romë dhe në Vatikan në kuadër të dhënimit të 24 majit- Ditës së Vëllezërve Kirili dhe Metodi, u prit Papa Françesku, transmeton Portalb.mk.

Kryeministri Kovaçevski pati takim tetë-a-tetë me Papa Françeskun, pas çka pasoi pritja e vajzës së kryeministrit dhe anëtarëve të tjerë të delegacionit të Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani, ministër i punëve të jashtme, Oliver Spasovski, ministër i MPB-së, Bisera Kostadinovska Stojçevska, ministre e Kulturës, Martin Popov, shef i kabinetit të kryeministrit, Ana Andreeva, sekretare për komunikim, marrëdhënie me publikun dhe protokoll, Darijan Sotirovski, drejtor i Komisionit për marrëdhënie me bashkësitë fetare, Nikola Jankulovski, Rektori i UKM-së, Pimen Ilievski, mitropoliti i KOM-OA, Josif Todorovski, mitropoliti i KOM-OA dhe Zoran Stojanov, dekani i Dioqezës së Kishës Katolike të Strumicës dhe Marija Efremova, ambasadore e Republikës së Maqedonisë së Veriut në Vatikan.

Në audiencën me Papa Françesku, si një nga aktivitetet qendrore të programit për nderimin e jetës dhe veprës së Kirilit dhe Metodit, kryeministri Kovaçevski shprehu mirënjohjen për vizitën e Papa Françeskut në vendin tonë në vitin 2019, e cila ishte vizita e parë e një udhëheqësi të Kishës Katolike Romake shënuar si historike.

Gjatë bisedës me Papa Françeskun u theksua roli i vëllezërve Kiril dhe Metodi.

This slideshow requires JavaScript.

Maqedonia e Veriut dhe Vatikani, u theksua në takim, që nga vendosja e marrëdhënieve diplomatike 28 vjet më parë, me përkushtim dhe respekt të ndërsjellë ndërtojnë miqësi të bazuar në traditat e përbashkëta historike, kulturore dhe fetare dhe figura të rëndësishme si Kirili e Metodi dhe Shën Tereza.

Në takim u përshëndet iniciativa për nënshkrimin e një marrëveshjeje të plotë (konkordat) ndërmjet Maqedonisë së Veriut dhe selisë së Shenjtë, për rregullimin e statusit të Kishës Katolike në vendin tonë dhe promovimin e bashkëpunimit në fusha me interes të përbashkët, veçanërisht në fushën e bashkëpunimit ndërmjet institucioneve të arsimit dhe arkivavet ë të dy vendeve.

Kryeministri Kovaçevski theksoi se për kënaqësinë e tij të madhe me Papa Françeskun u pajtua se thelbi i veprimit është mbështetja e bashkëqytetarëve tanë më të cenueshëm në kohë krize. Respektimi i dallimeve si një nga shtyllat e ndërtimit të një shoqërie në të cilën ka vend për të gjithë, reflektohet në traditën e tolerancës ndërfetare, respektimin e besimeve të ndryshme fetare dhe nxitjen e lirisë dhe demokracisë në Republikën e Maqedonisë së Veriut.

Në takimin e kryeministrit Kovaçevski me delegacionin e Maqedonisë me Papa Françeskun, u ndanë mesazhe shprese dhe dëshirë për prosperitet në periudhën postpandemike, por edhe në përballjen me krizën më të madhe ndonjëherë, duke theksuar se bashkëpunimi i frytshëm me Vatikanin do të thellohet, pasi ndajmë të njëjtat vlera të mirëkuptimit të ndërsjellë, mbështetjes për më të cenuarit, barazisë, tolerancës dhe dinjitetit njerëzor.

Kryeministri Kovaçevski i dhuroi Papa Françeskut një fragment të punuar me dorë me shkrim kaligrafik nga eulogjia e Shën Klementit të Ohrit, një rruzare me perlë tradicionale të Ohrit dhe filigran, si dhe një disk vinyl të virtuozit maqedonas Vlatko Stefanovski.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button