Sela, përuron rrugët në Llabunisht

Prej disa kohësh, ka filluar sezoni i asfaltimeve në territorin e Komunës së Strugës. Jo më larg se dje Kryetari i Komunës së Strugës, Ziadin Sela, inauguroi rrugët e reja brenda fshatit Llabunishtë. Bëhet fjalë për rrugë me fonde vetjake të Komunës së Strugës, të parapara me buxhetin e vitit 2014. Janë 3700 m2 asfalt i ri i shtruar në rrugët lokale të Llabunishtës, veç punëve të tjera infrastrukturore.

Kryetari i Komunës së Strugës, i pritur nga banorët vendas i përshkoi më këmbë këto rrugë lokale, ashtu sikurse bëri saktësisht një vit më parë, ku gjatë fushatës elektorale u premtoi banorëve të kësaj ane asfaltimin e të njëjtave.

Në fund , Kryetari i Komunës së Strugës , Ziadin Sela , preu në mënyrë simbolike shiritin përurues të këtyre rrugëve. Duke i’a kushtuar këto punime banorëve të kësaj zone Kryetari i Komunës së Strugës i uroi të gjithë të pranishmit që të gjithë së bashku t’i shfrytëzojmë e t’i gëzojmë këto rrugë të reja.

Lajme të ngjashme

Back to top button