fbpx

AC Milan u shpall kampion i Italisë

Skuadra e Milanit u shpall kampionë në Serie A, pasi mposhti Sassulon. Milani e festoi titullin e kampionit në Itali pas 11 vjetësh, transmeton Portalb.mk.

Milani sot e fitoi titullin e 19-të në histori të klubit pasi fitoi Scudetton për herë të parë që nga viti 2011.

Milani fitoi me rezultat 3:0, falë dy golave të shënuar nga Oliver Giroud dhe një nga Franck Kessie.

Kessie shënoi në minutën e 36-të. Milani përfundoi në pozitën e parë me 86 pikë, dy më shumë se rivali i qytetit, Interi. Edhe Interi fitoi ndaj Sampdorias, 3:0 të dielën.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button